Kryetari i Kuvendit shprehu bindje se organizata Ekspo 2010 do ta ndjek suksesin e lojërave olimpike në Pekin, ndërsa RP Kina edhe një herë do të jetë nikoqire e një ngjarjeje globale të rëndësishme që do ta shënojë këtë vit.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari Trajko Veljanoski, i cili është për vizitë në Republikën Popullore të Kinës sot mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës botërore Shangaj Ekspo 2010.
Me këtë rast, Veljanoski, siç kumtoi kabineti i tij, pati takim me kryetarin e Kinës Hu Xhin Tao, i cili për nder të mysafirëve të lartë organizoi darkë solemne.
Kryetari i Kuvendit shprehu bindje se organizata Ekspo 2010 do ta ndjek suksesin e lojërave olimpike në Pekin, ndërsa RP Kina edhe një herë do të jetë nikoqire e një ngjarjeje globale të rëndësishme që do ta shënojë këtë vit.
Në darkën të cilën e organizoi Hu Xhin Tao, morën pjesë mbi 50 shefa të shteteve, kryetarë të parlamenteve dhe të qeverive të vendeve të ndryshme, pas çka pasoi program spektakular me realizimin e qindra pjesëmarrësve dhe këngëtarëve dhe aktorëve të njohur nga e gjithë bota, në mesin e të cilëve Andrea Boçeli dhe Xheki Çen.
Ekspozita Shangaj Ekspo 2010 do të zgjasë deri në fund të tetorit dhe pritet ta shohin rreth 70 milionë vizitorë nga e gjithë bota. Republika e Maqedonisë është prezantuar me pavilonin e saj i disejnuar me hoje bletësh në të cilin do të prezantohen tradita, kultura dhe vlerat historike të Maqedonisë.
Veljanoski nesër do të realizojë takim me nënpresidentin e Kinës Shi Xhin Peng dhe nënkryetarin e Kongresit popullor mbarëkinez, Han Shid.