E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Sarajevën e ndarë etnike, njerëzit u ndanë dhe me çështjen e Babagjyshit, thekson gazeta londineze "Obzerver". Sipas "Obzerver", shumë banorë të Sarajevës megjithatë nuk pajtohen me ndalimin e Babagjyshit, të cilin nuk e shohin si simbol fetar.
Edhe Babagjyshi e ndau Sarajevėn


Sipas, gazetës, edhe pse Babagjyshi në 50 vitet e fundit "rregullisht u shpërndante paketa fëmijëve për Vitin e Ri", këtë vit ai nuk do të shfaqet kryesisht në kopshtet shtetërore myslimane në Sarajevë.

Babagjyshin e ndaloi drejtoresha e ndërmarrjes për udhëheqjen me institucione parashkollore "Fëmijët e Sarajevës", Arzija Mahmutoviq, me sqarimet se ai "nuk ka kurrfarë roli në traditën boshnjake".

Sipas "Obzerver", shumë banorë të Sarajevës megjithatë nuk pajtohen me ndalimin e Babagjyshit, të cilin nuk e shohin si simbol fetar.

Gazeta londineze thekson se kundërshtarët e ndalimit, vendimin e Mahmutoviqit e llogarisin si "shprehje ekstreme të politikës për ndarrjen në baza etnike dhe fetare dhe për politizimin e arsimimit".

Ndalimi i Babagjyshit është kulminacioni i përpjekjeve të pasuksesshme shumëvjeçare të nacionalistëve islamik ta përjashtojnë nga historia e Bosnjës, pasi ish lideri boshnjak Alija Izetbegoviq në kohën e tij e karakaterizoi si "fabrikim komunist", thekson "Obzerver".

Publikuar: 22.12.2008 | 23:15
Lexuar: 1032 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ekrem (17/05/2011 15:39:07) nese edhe te krishteret e pranojne imamin me iu sherbye te njejtin
sherbim te babagjyshit atehere nuk ka problem me babagjyshin.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime