Grevistët janë vendosur në disa çadra me shtretër brenda tyre, të cilat janë ngritur para Kryeministrisë për zhvillimin e kësaj greve.
Njëzet e dy deputetë të Partisë Socialiste shqiptare, mbështetur nga 180 simpatizantë të kësaj force politike nisën mbrëmë greven e urisë për plotësimin e kërkesës së opozitës për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009.
Grevistët janë vendosur në disa çadra me shtretër brenda tyre, të cilat janë ngritur para Kryeministrisë për zhvillimin e kësaj greve.
Vendimi për këtë grevë është marrë në mbledhjen që zhvilloi grupi i deputetëve socialistë mbrëmë, pas protestës që organizoi opozita.