E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë numër i madh i liderëve, mes të cilëve edhe Nikolla Sarkozi, Zhoze Manuel Barozo dhe lideri koreanojugor Li Mjun-bak.
Nė Shangaj hapet World Expo 2010











Në Shangaj dje solemnisht është hapur Ekspozita botërore (World Expo 2010) me fishekzjarr dhe program muzikor dhe me masa jashtëzakonisht të përforcuara të sigurisë në qarkun Pudong në pjesën lindore të qytetit.

"Ekspozita botërore është ngjarje e madhe, ku prezantohen arritjet më të mëdha të civilizimit. Kjo është edhe mundësi e mirë që njerëzit mbarë botën të ndajnë kënaqësi dhe miqësi", deklaroi presidenti kinez Hu Xhintao në darkën që e organizoi për liderët botërorë, të cilët morën pjesë në hapjen e manifestimit, tema qendrore e të cilit është zhvillimi i qëndrueshëm.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë numër i madh i liderëve, mes të cilëve edhe Nikolla Sarkozi, Zhoze Manuel Barozo dhe lideri koreanojugor Li Mjun-bak.

Ekspozita do të zgjat deri më 31 tetor. Për organizimin dhe infrastrukturën janë harxhuar 58 miliardë dollarë. Priten më shumë se 300.000 vizitorë në ditë.

Publikuar: 01.05.2010 | 18:35
Lexuar: 640 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime