Në Berlin rreth 10.000 aktivistë ultradjathtistë mbrëmë u përfshinë në të ashtuquajturin 1 Maji revolucionar. Ata gjuajtën me gurë dhe shishe mbi policët, të cilët i siguronin protestat, pas çka erdhi deri tek përleshja. Me këtë rast njëri nga policët është prerë pas shpinës dhe është dërguar në spital.
Demonstratat me rastin e 1 Majit të aktivistëve ultradjathtistë në lagjen Krojcberg në Berlin mbrëmë sërish u shndërruan në përleshje me policinë, me ç'rast një polic është lënduar më rëndë.
Në Berlin rreth 10.000 aktivistë ultradjathtistë mbrëmë u përfshinë në të ashtuquajturin 1 Maji revolucionar. Ata gjuajtën me gurë dhe shishe mbi policët, të cilët i siguronin protestat, pas çka erdhi deri tek përleshja. Me këtë rast njëri nga policët është prerë pas shpinës dhe është dërguar në spital.
Përleshje të ngjashme mbrëmë ka pasur edhe në Hamburg. Një police është lënduar më lehtë, ndërsa gjashtë persona janë arrestuar.
Në Berlin dhe Hamburg demonstrata të aktivistëve ultradjathtistë ka pasur edhe natën mes 30 prillit dhe 1 majit, kur në të dy qytetet janë arrestuar qindra persona, ndërsa 17 policë dhe një civil janë lënduar më lehtë.