Shlumberzhe konsideron se ky optimizëm është bazuar në ekzistimin e vullnetit që të arrihet deri te zjgjidhja, si nga ana e Maqedonisë, ashtu edhe nga ana e Greqisë.
Intervistë e ambasadorit francez në Maqedoni, Zhan Klod Shlumberzhe për Radio Evropa e Lirë
Koha fillon të ngushtohet dhe për fat të keq mendoj se si ajo po kalon, aq më pak do të mund të jemi optimistë. Këtë e deklaroi ambasadori francez Zhan Klod Shlumberzhe në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, duke komentuar deklaratën optimiste të shefit të diplomacisë spanjole, Migel Anhel Moratinos për zgjidhje të mundshme të kontestit për emrin deri në muajin qershor.
Shlumberzhe konsideron se ky optimizëm është bazuar në ekzistimin e vullnetit që të arrihet deri te zjgjidhja, si nga ana e Maqedonisë, ashtu edhe nga ana e Greqisë.
"Asgjë nuk është e pamundur derisa ekziston vullneti politik. Mendoj se nevojitet të vazhdojnë negociatat nën patronazhin e KB-së me ndërmejtësuesin Nimic. Në të vërtetë, është me rëndësi të ketë bisedime bilaterale në të gjitha nivelet mes dy vendeve, përfshirë edhe nivelin më të lartë. Kjo do të mundësonte të krijohet klimë më e mirë e besimit dhe mundëson, gjithashtu, në mënyrë të sigurtë të shkohet drejt zgjidhjes. Do të përsëris, koha është e shkurtër, por megjithatë nuk është vonë për Këshillin evropian në qershor, me kusht që të ekzistojë vullnet i fuqishëm", thotë ambasadori francez.
Ai shton se nga fillimi i vitit, bashkësia ndërkombëtare ka pasur disa motive për pakënaqësi.
"Në fushën e reformave, për shembull, na duket se ka disa ligje të cilat janë miratuar, e të cilat nuk harmonizohen me standartet evropiane. Këtu para se gjithash mendoj në Ligjin për ujërat dhe Ligjin për antidiskriminim. Sa i përket dialogut politik edhe këtu shikojmë se ekzistojnë vështirësi që tejet mirë shihen në Kuvend. E njëjta shihet edhe kur flasim për inkuadrim dhe dialog me organizatatat e huaja, organizatat e shoqërisë. E gjithë kjo na duket e pakëndshme dhe do të na vinte keq nëse kjo ka pasoja negative mbi raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian", thotë ambasadori dhe shtoi se atmosfera nuk është më e mira edhe në punën e impementimit të marrëveshjes së Ohrit.
"Ekzistojnë tensione ndëretnike, të cilat janë të animuara nga polemikat, tema të cilat janë delikate, dëgjuam thirrje për opcione të dhunshme, dhe e gjithë kjo nuk është mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gjithë të tregojnë frymë të fuqishme të përgjegjësisë", deklaroi ambasadori francez Zhan Klod Shlumberzhe në intervistë për Radio Evropa e Lirë.