E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërsa nga Komuna e Tetovës arsyetohen se dizajni i ri dhe borxhi i mbetur ndaj realizuesit të punëve në qendrën e qytetit, janë dy arsyet që qendra ka ngelur në gjysmë.
Tetovarėt kėrkojnė pėrfundimin e punimeve nė shesh









Qytetarët e Tetovës shprehen të shqetësuar nga kaosi që prej disa muajsh mbretëron në sheshin e qytetit. Ata kërkojnë përshpejtimin e punëve ndërtimore dhe kthimin e pamjes së vjetër të kësaj pjese të qytetit.

“Duhet të përfundojë si e si pa marrë parasysh se kush është kryetar duhet të përfundohet të vazhdohet puna e mëparshme të arihen rezultate më të mira. Nëse kthehemi pas normal se e vjetra duke u nisur nga carshia e vjetër është deformu e tana".

“Komuna duhet t'i shpejtoje punët nuk e di pse e ka vonu, kockat janë pa vënduar. Më shumë na pëlqen dizajni i vjetër".

“Mendojmë të shpejtohen punët ama nuk shkojn përpara aspak, mua më duket se ajo e vjetra ishte më e pëlqyeshme se kjo".

Ndërsa nga Komuna e Tetovës arsyetohen se dizajni i ri dhe borxhi i mbetur ndaj realizuesit të punëve në qendrën e qytetit, janë dy arsyet që qendra ka ngelur në gjysmë.

“Është e vërtetë se sheshi nuk është i përfunduar, por gjithashtu është e vërtetë se ne për përfundimin e sheshit kemi pasur probleme serioze, problemi më i madh ka qenë borxhet të cilat nuk i janë paguar zbatuesit të punëve. Ne shpresojmë se diku kah muaj Maj do fillojmë me përmbylljen e punëve të sheshit.”, premton Skender Palloshi, kryeshef i urbanizmit në Komunën e Tetovës.

Nga komuna premtojnë se qendra e qytetit do fillojë të ndërtohet nga fillimi i muajit të ardhshëm.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 02.05.2010 | 19:08
Lexuar: 455 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime