Për tu parë vendosjen e monumenteve në orët e mëngjesit aty kanë qenë ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska dhe ministri i jashtëm Antonio Milloshovski por nuk ka pasur ndonjë aktivitet solemn. Gjatë ditës, përreth përmendoreve u vunë re forcat e policisë. Përmendoret e vendosura sot habitën edhe një pjesë të qytetarëve.
Fshehurazi në orët e para të mëngjesit janë vendosur përmendoret e heronjve revolucionarë maqedonas Goce Dellçev dhe Dame Gruev në dy anët e urës së gurit.
Për tu parë vendosjen e monumenteve në orët e mëngjesit aty kanë qenë ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska dhe ministri i jashtëm Antonio Milloshovski por nuk ka pasur ndonjë aktivitet solemn. Gjatë ditës, përreth përmendoreve u vunë re forcat e policisë. Përmendoret e vendosura sot habitën edhe një pjesë të qytetarëve.
"Përmendoret janë gjëra të bukura por nuk është tani koha për këto përmendore. E dini se situata është shumë e rëndë, shumë persona të kompanive të falimentuar nuk kanë as bukë të hanë ndërsa përmendoret mund ti vendosnin edhe më vonë", hotë një qytetar.
Vendosjen e dy monumenteve të para e festuan një grup rom me muzikë. Mohojnë që ti ketë porositur Qeveria.
"Jo jo nga qeveria. Ata janë nga shoqëria Nikolla Vapcarov të paktën ashtu më thanë nëpërmjet telefonit", tha një muzikant.
Një veprim i tillë i vendosjes së përmendoreve u kritikua nga opozita. Ata thanë se Gruevski po punon pa konsultuar askënd.
"Gruevski në orën tre të mëngjesit, në mënyrë qyqare dhe larg syve të opinionit vendosi që të vazhdojë projektin megalloman Shkupi 2014. Duam të rikujtojmë se bëhet fjalë për një projekt për të cilin do të harxhohen 200 milion euro, projekt për të cilin kryeministri nuk u konsultua me qytetarët dhe tani po ikën nga përgjegjësia", akuzoi Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDMsë.
Por nga VMRO DPMNE e quajtën si të pasaktë këtë deklaratë të Georgievit, duke thënë se procedura e sotme ka qënë teknike dhe se vendosja e përmendoreve është bërë gjatë ditës.
"Bëhet fjalë për një procedurë teknike të transportit nëpër Shkup që brenda ditës do të paraqiste problem për tu realizuar; ndërsa vendosja e përmendoreve është bërë gjatë ditës. Deklarata e zotit Gordan Georgiev në lidhje me këtë është plotësisht e pa saktë", sqaroi Ilija Dimovski, përfaqësues i VMRODPMNE-së.
Përmendoret e vendosura të Dellcevit dhe Gruevit arrijnë lartësinë 5 metra ndërsa janë përpunuar në Firencë të Italisë nga Zharko Bashevski. Këto janë pjesë e gjithsej 17 skulpturave që komuna qendër planifikon ti vendosë. Në afërsi të këtyre dy përmendoreve do të vendosen edhe dy të tjera të periudhës së Ilindenit.
Në anën tjetër të urës së gurit do të vendosen përmendore të mësimdhënësve sllavë ndërsa në mes të sheshit përmendorja e Aleksandrit të Madh. Se kur dhe ku do të vendosen përmendoret e heronjve shqiptarë ashtu siç u morën vesh Gruevski me Ahmetin, nga BDI sot nuk japin komente./Meral Ismaili/