Nuk kanë të ndalur fjalët për jetën e shthurur që ka bë pop-princeza Britney Spears. Nëna e këngëtares Lean Spears (53), pohon se vajza e saj ka filluar të konsumoj alkool që nga mosha 13 vjeçare ndërsa virgjërinë e ka humbur në moshën 14 vjeçare me një futbollist 18 vjeçar.
Nuk kanë të ndalur fjalët për jetën e shthurur që ka bë pop-princeza Britney Spears. Nëna e këngëtares Lean Spears (53), pohon se vajza e saj ka filluar të konsumoj alkool që nga mosha 13 vjeçare ndërsa virgjërinë e ka humbur në moshën 14 vjeçare me një futbollist 18 vjeçar. Në moshën 15 vjeçare shkoi në Los Angeles të incizoj albumin e parë të saj Baby one more time dhe atëherë hyri edhe në botën e drogës. Nëna mendon se fajtori kryesor për krizën psikike që kalon vajza e saj është karriera e hershme e saj. Tani ajo ndjen keqardhje pse nuk ka tentuar të ndalon vajzën e saj që tjerët ta trajtojnë si objekt seksual, posaçërisht në video-spotet që ajo i realizonte. Kur mbushi 16 vjeç e njohu Justin Timberlake dhe që atëherë pohonte se është e virgjër. Kriza artistike dhe emocionale dhe sot është pjesë Britneyt, e cila ende vuan nga pasojat e karrierës së saj të hershme. shqip1