Romë, 2 maj - Me fitoren që e realizoi sonte në Romë kundër ekipit të Lazios me rezultat 2:0, skuadra e Jose Mourinhos, finalistit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve, është shumë afër shpalljes kampion i Italisë.
Me këtë fitore Interi tashti i ikën Romës dy pikë në tabelën e klasifikimit, ndërsa deri në fund duhet të zhvillohen vetëm edhe dy xhiro.
Kësisoj, mund të ndodhë që Mourinho me ekipin e tij të marrë tre tituj, atë të kampionit të Italisë, të Kupës së Italisë, si dhe titullin e kampionit të Evropës, që do të kuptohet më 22 maj, kur në Santiago Bernabeu në Madrid lojtarët e tij do të gjendet përballë Bayernit të Munchenit.