E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi kanë marrë bekimin e Kishës Ortodokse dhe janë përcjellë me rite tradicionale serbe, ministrat Goran Bogdanoviq e Milan Markoviq e kanë përuruar objektin e ri të postës në Graçanicë.
Bogdanoviq nė Graēanicė:
Beogradi ka investuar rreth 100 mijë euro për të ndërtuar këtë postë dhe qeveria e Serbisë ka marrë falënderime për këtë nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tash drejtor i kësaj poste, Rangjel Nojkiq.

"Do të japim gjithçka nga vetja që ditë të tilla dhe ngjarje të tilla të jenë më të shpeshta në Kosovë, që të bëhen në të gjitha komunat e Kosovës. Deri tash kemi dhënë mbi 50 milionë dinarë për komunat në Kosovë, dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen, e ajo çka është e rëndësishme për bashkëqytetarët tanë në Kosovë është që të mbesin të bashkuar për t'i mbrojtur interesat tonë nacionale dhe shtetërore", ka thënë ministri i Pushtetit Lokal në Serbi, Milan Markoviq.

Objektet e postës së re janë moderne dhe nga aty letrat e para përshëndetëse i janë dërguar presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë. Teksa kjo postë e Serbisë e ka mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, vetëm pak metra më larg, policia shërbehet me Postën e Kosovës. Edhe kjo turne e vizitave të ministrave serbë ka kaluar pa e pyetur Kosovën.

I pyetur nga Kohavisioni, ministri Bogdanoviq, që jeton edhe në Kosovë, ka thënë se nuk merr leje askund. Madje, e ka ironizuar kryeministrin Thaçi, duke i ofruar atij pasaportë të Serbisë. Zoti Bogdanoviq, a keni marrë ndonjë leje si delegacioni i Serbisë për të ardhur në Kosovë, nga EULEX-i apo institucionet e Kosovës? "Unë leje nuk i kam marrë askujt. Unë jam banor i Serbisë.

Jam banor i Kosovës dhe mua nuk më duhet leje. Familja ime jeton këtu, unë të gjithë jetojmë këtu, prandaj nuk kam nevojë për të kërkuar leje. Kjo është toka ime, ky është shteti im. Unë nuk kam nevojë të marr leje askund.

A do ta pranoni ofertën e kryeministrit Thaçi për të marrë pasaportë të Kosovës? Me këtë rast unë i ofroj zotit Thaçi pasaportën e shtetit të Serbisë. Do të përkujdesem që nëpërmjet lidhjeve ta marrë sa më shpejt atë pasaportë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë delegacioni i lartë serb ka marrë pjesë edhe në shpërndarjen e dhuratave të Vitit të Ri për fëmijët e Graçanicës.

Ditët në vazhdim në shumë lokalitete në Kosovë pritet të qëndrojë edhe sekretari i përgjithshëm i Presidentit serb, Mllagjan Gjorgjeviq. Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, muajt e fundit ka ardhur shpesh në Prishtinë për të negociuar planin 6-pikësh me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Para pavarësisë në Kosovë kanë qëndruar edhe presidenti serb Tadiq dhe ish-kryeministri Koshtunica. KTV

Publikuar: 23.12.2008 | 01:31
Lexuar: 379 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime