E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shefi i diplomacisë izraelite shprehu shqetësim për, siç tha, penetracionin e fuqishëm të grupeve radikale terroriste nëpër botë, përfshirë edhe Ballkanin, problem i cili ndiqet me kujdes.
Ballkani nuk ėshtė rreziku mė i madhė










Si të pasurohet komunikimi bilateral mes Maqedonisë dhe Izraelit dhe intensiteti i lartë i marrëdhënieve politike, të cilat filluan të lëvizin në linjë të vështirë që kur Maqedonia mori vendim për hapjen e Ambasadës në Tel Aviv, në fushën e ekonomisë, turizmit, bujqësisë dhe arsimit, me theks në teknologjinë informatike.

Këto ishin temat në të cilat sot biseduan ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Izraelit, Avigdor Liberman, i cili ndodhet për vizitë dyditore zyrtare në Maqedoni.

"Republika e Maqedonisë dhe Izraeli jo vetëm si shtete, por edhe si popuj historik kanë një traditë të miqësisë dhe bashkëpunimit. Kjo traditë sot është shndërruar në komunikim të sinqertë dhe bilateral, e cila pritet të vazhdojë me intensitet të rritur", deklaroi Milloshoski, pas takimit.

Duke i konfirmuar marrëdhëniet e mira tradicionale, Liberman mes tjerash e përshëndeti aktivitetin e Qeverisë dhe të bashkësisë hebraike për Qendrën memoriale të holokaustit, e cila pritet të hapet vitin e ardhshëm, në prezencë të delegacionot të lartë nga Izraeli.

"Maqedonia është shembull shumë i mirë për bashkëpunim dhe për bashkëjetesë mes grupeve të ndryshme të popullatës, për shoqëri multikulturore", tha Liberman.

Për gjendjen e sigurisë në rajon, Liberman duke informuar se Izraeli ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në këtë plan me Greqinë, që është kornizë për bashkëpunim me të gjitha vendet-anëtare të NATO-s, por madje edhe me disa vende fqinje me të cilat ekzistojnë dallime politike, potencon se kërcënimet më të mëdha të sigurisë pas bashkësisë ndërkombëtare nuk vijnë nga Ballkani, por bota ballafaqohet me shumë kërcënime të tjera dhe sfida, siç janë Afganistani, Iraku, Irani dhe Pakistani.

"Sot kemi një rajon më stabil ballkanik. Maqedonia është shembull shumë i mirë për vend i cili kontribuon për stabilitetin jo vetëm të Ballkanit, por edhe në Irak, Afganistan, që është shumë e rëndësishme për arritjen e qëllimit - siguri në botë", sqaroi ai.

Shefi i diplomacisë izraelite shprehu shqetësim për, siç tha, penetracionin e fuqishëm të grupeve radikale terroriste nëpër botë, përfshirë edhe Ballkanin, problem i cili ndiqet me kujdes.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Qevria akoma pret që problemi me emrin të zgjidhet dhe Maqedonia të fitojë datën për fillimin e negociatave me BE-në në qershor, Milloshoski theksoi se ekziston vullnet politik tek Qeveria për tejkalimin e kontestit bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë.

"Por, zgjidhja dhe kopromisi varen vetëm në rast se edhe në të dy kryeqytetet ka disponim politik që të arrihet deri te kopromisi. Hapi i ardhshëm nuk varet vetem nga pala maqedonase. Në muajt e kaluar çdo ditë e kemi pozicionin për linjën e kuqe greke në raport me kontestin dhe mendoj se qasja e tillë nuk jep hapësirë shtesë për lëvizjen e procesit para. Ne megjithatë i kemi pritjet tona dhe do të mundohemi të vazhdojmë me përpjekjet për zhvendosje në raport me bisedimet", tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Sipas Libermanit, megjithatë, mënyrë më e mirë për zgjidhjen e çështjeve siç janë kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë është komunikimi i drejtëpërdrejtë. Shpresojmë, theksoi, se së shpejti Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

Liberman, i shoqëruar nga delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe një grupi të biznesmenëve izraelitë, i cili me ftesë të Milloshoskit, qëndron në vend do të pritet edhe nga presidenti Gjorgje Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, si dhe nga nënkryetari i Qeveris, Vlladimir Pesheski.

Në ditën e dytë të qëndrimt në Maqedoni, është planifikuar vizitë në Ohër, ku nikoqir do të jetë ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.

Publikuar: 03.05.2010 | 19:05
Lexuar: 393 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
mentor (24/04/2011 20:42:47) a nonne e izraelit qka po mysin musliman qdo dit se edhe kta jan sii shkijet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime