E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Statistikat e Odës Ekonomike të Maqedonisë, tregojnë se prodhimi industrial në krahasim me vitin e kaluar, në tre muaj e parë të vitit ka shënuar rënie për 9.4 %. Ndërsa aktivitete më të larta ekonomike dhe zhvillim, pritet në ndërtimtari, sektor në të cilin vitin e kaluar është realizuar punë në vlerë prej 8.5 miliardë denarë.
Qeveria nis kthimin e TVSH-sė pėr ndėrmarrjet












Komuniteti i biznesit në vend shprehet i kënaqur nga rikthimi i TVSH-së së paguar, të cilën Qeveria është duke e rikthyer. Bëhet fjalë për një shumë totale prej 7 milion eurosh. Kështu thonë përfaqësuesit e odës ekonomike të Maqedonisë, pas anketës së realizuar me mbi 280 kompani, anëtare të tyre. Në kthimin e TVSH-së, përparësi kanë kompanitë eksportuese, gjë e cila ka ndikuar në uljen e importit për 7.7 %.

“Pas reagimeve tona me kohë dhe alarmeve të kompanive për vonesën e kthimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, si rezultat i kësaj erdhi edhe reagimi ynë në institucionet shtetërore, me ç’rast tani po i shohim edhe rezultatet e para në praktikë”, deklaroi Jadranka Atizanovska, përfaqësuese e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Statistikat e Odës Ekonomike të Maqedonisë, tregojnë se prodhimi industrial në krahasim me vitin e kaluar, në tre muaj e parë të vitit ka shënuar rënie për 9.4 %. Ndërsa aktivitete më të larta ekonomike dhe zhvillim, pritet në ndërtimtari, sektor në të cilin vitin e kaluar është realizuar punë në vlerë prej 8.5 miliardë denarë.

“Sipas statistikave, nga fillimi i vitit 2010, presim angazhim më të lartë të kompanive ndërtimore, sepse marrëveshjet e arritura në ndërtimtari në vend shënojnë rritje për 47 %, në krahasim me shifrat e vitit të kaluar. Në tre muajt e parë të vitit 2010, vlera e marrëveshjeve të realizuara është rritur për 27 %”, u shpreh Atizanovska.

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë thonë se kriza greke do të ndikojë në ekonominë e vendit sidomos në sektorin e tekstilit në të cilin investimet greke në Maqedoni janë më të larta. Por komuniteti i biznesit pret rritjen e kërkesës për mallrat vendore nga shtetet tjera. /Nevzat Mamuti/

Publikuar: 03.05.2010 | 19:29
Lexuar: 588 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime