Ekonomistët konsiderojnë se kriza greke do të pasqyrohet mbi ekonominë e Maqedonisë, më së shumti në industrinë e tekstilit, por, siç tha sot në konferencën për shtyp Jadranka Arizankovska, drejtoreshë në Odën Ekonomike, në kohë ndërmerren masa për minimizimin e pasojave.
Kërkesë më të madhe, rritje të prodhimit dhe më shumë punësime priten në gjysmën e dytë të vitit, vlerëson Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Shtrenjtimi i gazit dhe mazutit do ta rrisë çmimin e prodhimeve përfundimtare varësisht nga ajo se në çfarë sasie shfrytëzohen si energjense. Kjo, sipas analizave të Odës, më së shumti do të ndjehet në metalurgji.
Ekonomistët konsiderojnë se kriza greke do të pasqyrohet mbi ekonominë e Maqedonisë, më së shumti në industrinë e tekstilit, por, siç tha sot në konferencën për shtyp Jadranka Arizankovska, drejtoreshë në Odën Ekonomike, në kohë ndërmerren masa për minimizimin e pasojave.
"Tani për tani rënia e këmbimit me Greqinë është shumë e vogël. Tekstili do të jetë dega më e prekur. Për shkak të bllokadave të deritanishme në vendkalimet kufitare, Oda i shqyrton mundësitë për shfrytëzimin e bregdetit të Durësit si alternativë për bregdetin e Selanikut", theksoi Arizankovska.
Oda Ekonomike arriti vlerësime për lëvizjet ekonomike në tre muajt e parë të vitit 2010. Analizat tregojnë se këmbimi i jashtëm-tregtar në muajin janar dhe shkurt shënon rritje për 1,8 për qind. Importi është rritur për 23 për qind, ndërsa eksporti është ulur për 7,7 për qind.
Arizankovska theksoi se kufizim më të madh të vëllimit të prodhimit kanë kërkesa e huaj e pamjaftueshme me 26,3 për qind, kërkesa evendore e pamjaftueshme me 19,3 për qind, problemet financiare me 11,7 për qind dhe rrethimi ekonomik i pavarur me 9,1 për qind