E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo kumtesë është tërësisht e papranueshme për ne. E dini se javën e kaluar së bashku me SHBA-në dhe OSBE-në dhamë kumtesë të përbashkët në të cilën e dënojmë çdo dhunë dhe çdo përpjekje për dhunë dhe do ta përsëris edhe një herë se deklaratat e këtilla janë të papranueshme", deklaroi Fuere.
Fuere: Kumtesa e UĒK-sė dhe ajo qė ndodhi nė Bllacė e papranueshme pėr BE-nė












Kumtesa e dërguar nga UÇK dhe ajo që ndodhi në Bllacë është e papranueshme për BE-në, deklaroi sot në Kumanovë euroambasadori Ervan Fuere.

"Kjo kumtesë është tërësisht e papranueshme për ne. E dini se javën e kaluar së bashku me SHBA-në dhe OSBE-në dhamë kumtesë të përbashkët në të cilën e dënojmë çdo dhunë dhe çdo përpjekje për dhunë dhe do ta përsëris edhe një herë se deklaratat e këtilla janë të papranueshme", deklaroi Fuere.

Euroambasadori i inkurajon autoritetet dhe reagimin e tyre të shpejtë dhe të rregullt në lidhje me ngjarjet në Bllace.

"Vlerësojmë se kjo është mënyra e vërtetë për ballafaqimin e plotë me raste të këtilla. Në kumtesën e javës së kaluar do të vëreni se ne e inkurajonim zbatimin e plotë marrëveshjes së Ohrit, e cila mbetet korniza e vetme dhe e vërtetë për zbatimin e plotë të obligimeve të vendit në këtë kontest", tha euroambasadori Ervan Fuere, i cili sot mori pjesë në panel diskutimin "Maqedonia në rrugën drejt BE-së - sfidat dhe dilemat në Kumanovë", në kuadër të Ditës së Evropës.

Në panel diskutimin në Kumanovë foli edhe profesori Dimitar Mirçev, kryetar nderi i lëvizjes evropiane, i cili theksoi se viti 2010 është kushtuar në shënimin e 60-të vjetorit të Deklaratës së Shumanit për Evropën e Bashkuar.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Fuere u njoftua me aktivitetet e Komunës së Kumanovës.

Publikuar: 03.05.2010 | 15:15
Lexuar: 320 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime