E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov sot gjatë takimit me gazetarët, tha se me ndryshimet, të cilat paraprakisht do të jenë në debat publik, do të përcaktohet përqindje nga të ardhurat të cilën fakultetet detyrimisht do ta dedikojnë për shkencë dhe për investime kapitale.
Ligj pėr financimin e universiteteve









Me ndryshime ligjore do të rregullohet mënyra e shpenzimit të parave të fakulteteve dhe mobiliteti i profesorëve

Financimi i fakulteteve nuk ka komponentë zhvilluese dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë ndryshime të Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet mënyra e shpenzimit të mjeteve nga aktivitetet vetëfinancuese.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov sot gjatë takimit me gazetarët, tha se me ndryshimet, të cilat paraprakisht do të jenë në debat publik, do të përcaktohet përqindje nga të ardhurat të cilën fakultetet detyrimisht do ta dedikojnë për shkencë dhe për investime kapitale. Kjo është për arsye se deri më tani ndarja për ato qëllime është e parëndësishme dhe në ventë të furnizimit me pajisje dhe përmirësim të cilësisë së kuadrit mësmior, i ndan paratë për rroga dhe honorare.

"E respektoj autonominë e tyre financiare, por mendoj se kjo do të jetë në dobi për zhvillimin e universitete", tha Todorov, duke i cekur si shembuj universitetet prestigjioze botërore të cilat me vetëfinancim e avancojnë pajisjen dhe bëhen më konkurrentë deri në atë nivel që u shesin kompanive patente dhe teknologji.

Ndryshimi i dytë kyç të cilin e planifikon ministri është mobilitet më i madh i profesorëve nga universitetet shtetërore dhe kufizim i qartë ndërmjet universiteteve publike dhe private. Ai mendon që krahas tetë orëve për mësim në javë, profesorët universitarë të kenë mundësi edhe për tetë orë plotësuese në javë, në mënyrë që të ligjërojnë në universitetet e tjera publike, e për atë të mos kërkojnë pajtueshmëri nga rektori apo nga dekani në institucionin e tyre amë. Kjo, sipas Todorovit, do të mundësojë zhvillim të universiteteve të tjera shtetërore dhe cilësi të barabartë të arsimit të lartë në Maqedoni.

Në pjesën e arsimit fillor dhe të mesëm, Todorov kumtoi se me rregullore, saktësisht do të definohet se çka do të thotë libër i dëmtuar dhe në cilat raste prindët do të jenë të obliguar ta paguajnë dëmin. Me rregulloren do të rregullohet ndarja, ruajtja dhe kthimi i librave pa pagesë. Secili mësimdhënës do të jetë i detyruar t'i mbledhë librat nga klasa e vet dhe t'i dorëzojë bibliotekistit.

Ministri paralajmëroi edhe ligj për Shërbimin pedagogjik me funksion të theksuar edukativ. Në bashkëpunim me Bankën botërore, ndërkaq, MASH-i do të shpallë tender për konsultantë për përmirësimin e mësimit të matematikës dhe leximit me mirëkuptim, sepse sipas hulumtimeve, ato shkathtësi janë pika të dobëta në sistemin arsimor të Maqedonisë.

Nga viti shkollor 2010/2011, risi do të jenë Etika - si lëndë e detyrueshme në klasën e gjashtë dhe lëndë zgjedhore - Etika e religjioneve apo Kultira e civilizimeve në klasën e pestë.

Publikuar: 04.05.2010 | 04:19
Lexuar: 657 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime