E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Niveli i hormonit të stresit është edhe më i lartë te meshkujt që mendojnë se femra e bukur pranë të cilës qëndrojnë, është superiore ndaj tij
Femra e bukur e dėmshme pėr shėndetin e mashkullit














Femrat e bukura mund të jenë të dëmshme për shëndetin e meshkujve- thonë shkencëtarët spanjollë. Në fakt, pesë minuta të kaluara vetëm me një femër të bukur, bën që mashkullit t’i rritet niveli i hormonit të stresit- kortizol.

Niveli i hormonit të stresit është edhe më i lartë te meshkujt që mendojnë se femra e bukur pranë të cilës qëndrojnë, është superiore ndaj tij.

Shkencëtarët pranë Universitetit të Valencias kanë testuar 84 meshkuj, të cilët kanë qëndruar një nga një në një dhomë. Atyre iu janë bashkëngjitur një femër dhe një mashkull. Kur femra është larguar nga dhoma, niveli i kortizolit nuk është rritur, ndërsa nëse është larguar mashkulli shoqërues, atëherë niveli i kortizolit është rritur përnjëherë.

Organizmi prodhon kortizol kur gjendet nën stres fizik ose psikik, ndërsa është i lidhur me sëmundjet e zemrës. Megjithatë mund të ketë efekt pozitiv në doza të vogla, sepse shton vigjilencën dhe i ndihmon organizmit.

Mirëpo nëse rritja e nivelit të tij bëhet kronike, atëherë mund të çrregullojë gjendjen e organizmit duke çuar deri te shfaqja e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe impotencës.

Publikuar: 04.05.2010 | 14:05
Lexuar: 1106 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Olisa Mejdani (08/05/2011 14:57:01) Nje femer e bukur rrit vlerat e nje mashkulli, por mund edhe te jete kjo qe thuhet me siper...disa meshkuj ndihen inferior ndaj nje femre te bukur dhe mund te ndjehen keq.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime