E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Disa butona kritikë janë tepër të vegjël dhe pranë njëri-tjetrit: shpesh pa e kuptuar shtypja butonin e ndezjes në vend të atij për të shkuar prapa. Një tjetër mangësi është tastiera me prekje mbi ekran
myTouch 3G ka shumė pėr tė pėlqyer



















MY TOUCH 3G është smartphone i dytë i T-Mobile, i cili punon me sistemin operativ Android të Google. Ky smartphone prej 200$ ka shumë për të zbuluar - një dizajn të lehtë, ekran të bollshëm dhe përditësimin 1.5 të Android - por nuk është i përsosur.

I hollë dhe i përkulur me elegancë, myTouch 3G ka përmasa 11.4 me 5.6 me 1.3 cm dhe peshon 155 gramë, përmasa më se të përshtatshme për xhepin.

Prekjet e këndshme të dizajnit përfshijnë butonat e prerë mirë të lundrimit me ndriçim nga pas dhe kanalin e thellë rrotull sferës së lundrimit.

Mund të aksesoni edhe slotin e kartave MicoSD pa pasur nevojë të hiqni baterinë. Sidoqoftë, pajisja është e prirë të tregojë shenjat e gishtërinjve, sidomos mbi ekran.

Disa butona kritikë janë tepër të vegjël dhe pranë njëri-tjetrit: shpesh pa e kuptuar shtypja butonin e ndezjes në vend të atij për të shkuar prapa. Një tjetër mangësi është tastiera me prekje mbi ekran.

Sa më shumë që e përdorja myTouch, aq më shumë dëshiroja një tastierë fizike, si tek G1. Sigurisht, mund të shkruaja në mënyrë të kufizuar me një dorë dhe e pëlqeja feedback-un që tregonte butonin që kisha shtypur, por në total tastiera ishte tepër e ngushtë. Kthimi prapa për të korrigjuar gabimet ishte gjithashtu më i vështirë nga ç'e prisja.

Telefoni tani ka kërkim universal të integruar -- në web apo brenda programeve të caktuara. Andoid 1.5 mund të regjistrojë dhe të ngarkojë video në youtube dhe Picasa dhe të luajë video në formatet MPEG-4 dhe 3GP. Mund të shtoni gjithashtu widget të tjera në menynë kryesore.
Android 1.5 ka gjithashtu mbështetje për Bluetooth stereo dhe lejon të kopjoni dhe të vendosni brenda përbrenda shfletuesit. Keni dhe kërkim Google Voice të integruar, por saktësia e tij linte shumë për të dëshiruar.

myTouch 3G ka shumë për të pëlqyer, por nuk mund të mos ankohem për mungesën e një tastiere fizike. Tastiera e programuar thjeshtë nuk është e përshtatshme për mesazhe të gjata dhe e-maile.
myTouch 3G | T-Mobile

Ka dizajn kompakt dhe ekran të rehatshëm, por i mungon një tastierë e mirë fizike.
Çmimi: 200$

Publikuar: 04.05.2010 | 14:27
Lexuar: 515 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime