Pas daljes dje të deputetes së Qarkut të Durrësit Klodiana Spahiut, e cila është dërguar me urgjencë në Spital Ushtarak, situata është rënduar kryesisht për ata grevistë që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Nata e katërt e grevës së urisë ka kaluar e qetë, por ka shënuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore për 22 deputetët socialistë dhe 180 mbështetësit e tyre.
Pas daljes dje të deputetes së Qarkut të Durrësit Klodiana Spahiut, e cila është dërguar me urgjencë në Spital Ushtarak, situata është rënduar kryesisht për ata grevistë që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Ndërkohë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku janë vendosur çadrat e grevës së urisë, është vënë re një prani më e vogël policësh. Kordoni i policisë mes Kryeministrisë dhe çadrave ku janë vendosur deputetët grevistë nuk është më.
Një ditë më parë policia i sugjeroi Partisë Socialiste të ndryshojë vendin e zhvillimit të grevës së urisë për të zhbllokuar qarkullimin në Bulevard. Për këtë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i nisi një kërkesë të dytë liderit socialist Edi Rama.
Një prej grevistëve të urisë është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të gjendjes shumë të rënduar shëndetësore në të cilën ndodhet.
Rreth orës 11.36, çadrën e grevës ka lënë qytetari Ramiz Ceka, 50-vjeç nga Elbasani. Ai është transportuar me ambulancë në drejtim të QSUT-së, për shkak të përkeqësimit të diabetit.
Sipas mjekut Sabit Brokaj që ndjek nga afër grevistët, veterinerit të lartë nga Elbasani manifestoi shenjat tipike të acarimit të sëmundjes, rënie të sheqerit në gjak dhe djersë të shumta.
"Gjendja shëndetësore është më e rënduar nga më parë, lidhet direkt me kohëzgjatjen e një greve jashtëzakonisht strikte, me mungesën tërësore të të gjithë elementeve për organizimin"- tha ai.
Sipas tij, personat që janë me diabet duhet të dalin, pasi ata nuk mund të rezistojnë gjatë.
Dade: Gjendja e renduar, por grevistet te vendosur
Greva e urisë për transparencë ka hyrë sot në ditën e pestë dhe shëndeti i grevistëve ka shënuar përkeqësim. Sipas deputetes Arta Dade, mëngjesin e sotëm deputetët dhe mbështetësit brenda çadrave të ngujimit kanë shfaqur shqetësime të tjera.
"Sapo takova kolegët që ndodhen në sallën ku jepet shërbimi mjekësor dhe mjekët që kujdesen. Ka probleme me tensionin, dhembjen e kokës, por më shqetësuese është situata për ata që vuajnë nga diabeti"- tha Dade, duke shtuar se nëse situata përkeqësohet do të merret një vendim që ata të lënë grevën. Sigurisht, sipas saj, asnjë shtrat nuk do të mbetet bosh, pasi ka shumë deputetë të tjerë, të gatshëm për të hyrë në grevë.
"Jam e impresionuar nga gjendja e lartë e moralit të grevistëve. Ata janë më të vendosur se kurrë për ta çuar deri në fund këtë betejë dhe ne që jemi jashtë, po punojmë në disa drejtime, duke sensibilizuar ndërkombëtarët për situatën"- thotë Dade.
Topalli viziton në spital deputeten Spahiu. Dade: Eshtë veprim hipokrit
Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu është vizituar sot në spital nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Siç njofton zyra e shtypit prane Kuvendit, Topalli bisedoi me mjekët dhe u interesua për shëndetin e koleges Spahiu. Gjate bisedes, Topalli u shpreh se "jam e gatshme në çdo moment, për çdo nevojë shëndetësore që do të keni."
Menjëherë ka reaguar deputetja socialiste Arta Dade. "Vizita e Topallit në spital bie ndesh me sjelljen e saj politike", u shpreh ajo, duke shtuar se "ky është një shoë mediatik që s'tregon aspak njerzillëk por hipokrizi". Sipas Dades, Topalli ka pasur mundësi ti tregojë vlerat në Kuvend, gjatë gjithë kësaj kohe kur opozita proteston.
Deputetet greviste
Besnik Bare
Enkelejda Shkreli
Artan Gaci
Skender Hasa
Ermonela Felaj
Blendi Klosi
Gazmir Bizhga
Shegush Ligori
Taulant Balla
Armando Subashi
Pirro Lutaj
Ervin Koci
Arben Ahmetaj
Olta Xhacka
Agim Leka
Asllan Dogjani
Gjovalin Kadeli
Ilir Beqaj
Eltar Dedaj
Fatos Tushe
Arben Malaj
Fatmir Xhafaj