E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partneri lokal i këtij forumi, Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë Ilir Zhilla, tha të martën në një intervistë për ATSH-në, se në fokus të punimeve të këtij evenimenti ekonomik do të jetë ecuria e mirë e reformave që ka bërë Shqipëria, përmes të cilave vendi ynë ka ardhur në vëmendje të investitorëve të huaj.
Forumi i Crans Montanės, njė hap i mėtejshėm pėr promovimin e reformave  dhe resurseve tė Shqipėrisė









Për ATSH-në Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë Ilir Zhilla-

A.Gjonaj

Forumi i pestë Ekonomik i Crans Montanës që nis punimet këtë javë në Tiranë do të ketë në fokus sfidat e krizës financiare ndërkombëtare, sfidat gjeo-strategjike lidhur me energjinë në Europën Juglindore, zhvillimin dhe përmirësimin e investimeve të huaja, etj.

Partneri lokal i këtij forumi, Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë Ilir Zhilla, tha të martën në një intervistë për ATSH-në, se në fokus të punimeve të këtij evenimenti ekonomik do të jetë ecuria e mirë e reformave që ka bërë Shqipëria, përmes të cilave vendi ynë ka ardhur në vëmendje të investitorëve të huaj.

"Forumi i Crans Montanës që në fillimet e tij ka qënë një lobues i madh i çështjes shqiptare dhe në vitet e fundit fokusi i tij është edhe lobimi i resurseve dhe potencialeve ekonomike", deklaroi Zhilla.

Mbajtja e tij, për herë të pestë në vendin tonë, tha ai, është një tregues i produktivitetit të tij, në drejtim të thithjes së investimeve të huaja në vend.

Duke u ndalur në progresin që ka arritur biznesi privat shqiptar, Zhilla nënvizon faktin se "për Shqipërinë është gjithashtu e nevojshme të zhvillohen shkëmbime ekonomike në skemat e integrimit të tregjeve rajonale, siç jane zbatimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e rajonit dhe që synojnë krijimin e një zone të lirë tregtare, me qëllim që të zbutet gjithjë e më tepër pengesa e tregut të vogël për investimet e huaja direkte".

Ky Forum, sipas z. Zhilla do të shërbejë edhe si një vendtakim i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit, që e kanë të qartë se prej mungesave te bashkëpunimit nuk do të arrijnë maksimumin e shfrytëzimit të burimeve ekonomike dhe do të devijonin dukshëm nga aspirata e tyre për të qenë pjesë e një tregu edhe më të madh evropian.

Pothuajse të gjithë aktorët e biznesit të rajonit, thekson ai, janë të bindur se integrimi i ardhshëm në BE është baza e reformave të përbashkëta ekonomike financiare dhe ligjore, për të arritur rritjen e mirëqenies se popujve të tyre dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Forumi organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Forumi Crans Montanë, ku veç të tjerave do të diskutohet dhe rreth çështjeve strategjike, si integrimi i Rrjeteve të Energjisë, sistemi bankar dhe financa, vendi dhe siguria globale në nivel rajonal.

Në axhendën e punimeve të këtij forumi vend të rëndësishëm parashikohet të zërë sektori i energjisë, në kuadër edhe të pozicionit strategjik të Shqipërisë si një rrugë ku kalon tubacioni i gazit që vjen nga Lindja e Largët.

Në këtë Forum pritet të marrin pjesë 250 pjesëmarrës, mbi 1/3 prej të cilëve përfaqësues nga institucionet kryesore financiare ndërkombëtare, nga qeveri të ndryshme të vendeve anëtare të BE-së dhe nga kompani të mëdha të huaja, të interesuara për investime në Shqipëri./atsh/

Publikuar: 04.05.2010 | 18:34
Lexuar: 705 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime