"Që të arrihet shkallë më e lartë e demokracisë lokale dhe njësi tërësisht efikase dhe raportuese e vetëqeverisjes lokale është e nevojshme kohë dhe përkushtim i plotë dhe pa rezervë e pushtetit qendror", tha ministri i vetëqeverisjes lokale.
Ministri i Maqedonisë për Vetëqeverisje Lokale, Musa Xhaveri, sot, para pjesëmarrësve në konferencën "Demokracia dhe decentralizimi", që mbahet në Zvicër, i transmetoi përvojat e Maqedonisë në zbatimin e decentralizimit në shoqëri multietnike.
"Qëllimi i reformës vijuese të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë është të realizohet nivel optimal i demokracisë lokale, stabilitetit, shërbimeve publike efektive dhe zhvillimit ekonomik në komunat, me qytetarët si shfrytëzues kryesor dhe përfundimtar. Ky qëllim nuk do të realizohej nëse nuk do të qaseshim nga zbatimi i decentralizimit si proces esencial për rritjen e të drejtave, përgjegjësive dhe resurseve të pushtetit lokal", tha në fjalimin në konferencë ministri Xhaferi.
Ai porositi se procesi i decentralizimit nuk është ndryshim politik i njëfishtë.
"Që të arrihet shkallë më e lartë e demokracisë lokale dhe njësi tërësisht efikase dhe raportuese e vetëqeverisjes lokale është e nevojshme kohë dhe përkushtim i plotë dhe pa rezervë e pushtetit qendror", tha ministri i vetëqeverisjes lokale.
Qëllimi i konferencës "Demokracia dhe decentralizimi" është të promovojë dialog konstruktiv dhe këmbim të përvojave në zbatimin e decentraliziit në vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Mbahet në organizim të Sektorit federal të punëve të jashtme të Zvicrës, Komisioni evropian për demokraci përmes jurisprudencës dhe Universiteti Shën Galen.