Ministria kumtoi se janë bërë kontrolle të punës së shtatë institucioneve publike shëndetësore, ndërsa tek katër prej tyre janë konstatuar parregullsi në menaxhim.
Ministria e Shëndetësisë shkarkoi katër drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, si dhe anëtarë të këshillit drejtues të njërit institucion për shkak të menaxhimit të keq.
Ministria kumtoi se janë bërë kontrolle të punës së shtatë institucioneve publike shëndetësore, ndërsa tek katër prej tyre janë konstatuar parregullsi në menaxhim.
"Shërbimet inspektuese të Ministrisë së Shëndetësisë edhe më tej vazhdojnë me kontrolle të punës së institucioneve të tjera shëndetësore dhe të këshilleve drejtuese në kuadër të këtyre ISHP dhe në vazhdimësi do të ndërmerren masa, në pajtim me analizat dhe raportet e marra pozitive apo negative financiare", thuhet në kumtesën e Ministrisë resore.