I pyetur nëse paraqiten rreziqe të sigurisë për shkak vonesës në integrimin e Maqedonisë, Fule me përgjigjen se mund të vihet deri tek befasira të pakëndshme nëse ndërpritet perspektiva evropiane e shtetit.
Ekziston mundësia Shkupi dhe Athina të vijnë deri tek kompromisi për çështjen e emrit gjatë kryesimit spanjoll me Bashkimin Evropian, deklaroi eurokomisari për zgjerim Shtefan Fule në një intervistë për Bi-Bi-Si-në në gjuhën shqipe.
Ai theksoi se liderët në Athinë dhe Shkup duhet të bëjnë përpjekje shtesë që të gjejnë zgjidhje për kontestin me emrin deri në fund të qershorit, deri kur Spanja është kryesuese me BE-në.
I pyetur nëse paraqiten rreziqe të sigurisë për shkak vonesës në integrimin e Maqedonisë, Fule me përgjigjen se mund të vihet deri tek befasira të pakëndshme nëse ndërpritet perspektiva evropiane e shtetit.
"Nëse ndërpritet thelbi që i mban grupet e ndryshme etnike së bashku, e ajo është perspektiva evropaine, atëherë mund të vijë deri tek befasira të pakëndshme. Shpresoj se nuk do të ndodh një gjë e këtillë", theksoi eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fule.