E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtari kosovar Valton Krasniqi, mesa duket ka gjetur një strategji të mirë për të rënë në sy, dhe për të bërë më shumë karrierë në muzikë. Sekreti i tij janë femrat e bukura që fton në klipe, të cilat në shumicën e rasteve janë modele. Kështu ka bërë dhe me klipin më të ri baladë “Sonte”, xhirimet për të cilin janë realizuar në rrugët krysore të Parisit. Kësaj here, ai ka zgjedhur të luajë në klip me fotomodelen shqiptare, e njohur në Zvicër, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 23-vjeçaren Nora Asani:
Valton Krasniqi, puthet me top modelen Nora Asani nė klipin e ri






















“Sonte” duket sikur bëhet fjalë për një flirt që ka zgjatur vetëm një natë. Është kështu, apo jo?

Jo në fakt është e kundërta, pasi fabula e klipit bën fjalë për një lidhje mes meje dhe një vajze që unë e kam dashuruar vërtet, por fatkeqësisht ndahemi shumë papritur. Kështu unë mbetem i vetmuar në rrugët e Parisit, ku sjell në mendje kujtimet me të. Klipi është shumë romantik, ka momente prekëse të ndjenjave të vërteta të dashurisë dhe vjen si muzikë e përzier; Pop dhe R and B.

Pse zgjodhët për këtë klip fotomodelen Nora Asani, njiheshit më parë?

Ishte një propozim që i bëra unë, për faktin se më pëlqen karriera që ajo ka bërë në Evropë dhe Amerikë si fotomodele, ndërkohë që di të aktrojë. Për herë të parë e kam takuar Norën para tre vitesh por nuk kemi kontaktuar rregullisht, për shkak të udhëtimeve të saj të vazhdueshme në SHBA, ku punon për agjenci të ndryshme mode.

Çfarë ju ka tërhequr tek ajo për ta ftuar protagoniste në klip?

Më tërheq pamja e saj seksi, është e sjellshme dhe shumë e zgjuar.

Thatë më sipër që Nora di të aktrojë, ka pranuar ajo skena puthjesh në klip?

Edhe pse dua të mos shuaj kuriozitetin pasi klipi ende s’është publikuar, mund të them se kemi realizuar skena puthjesh të cilat shfaqen në plan të dytë. Kjo pasi në ekran diktohet një formë censure, që puthja nuk duket në plan të parë. Mund të them se për mua është një kujtim i paharrushëm, pasi bëhet fjalë për një aktrim modern.

Ky është klipi i parë ku ju dilni me skena provokative?

Në klipet e mia vërtetë nuk ka pasur puthje direkte, por nuk kanë munguar asnjëherë skenat provokative si në klipin “E imja s’je”.

Publikuar: 06.05.2010 | 07:51
Lexuar: 1268 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime