E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, të cilën kjo e ka botuar në numrin e sotshëm, ai ka garantuar zyrtarët dhe qytetarët kosovarë se EULEX-i ka fakte për këtë rast dhe se po heton edhe në gjashtë raste të tjera të korrupsionit dhe të krimit të organizuar
EULEX: Kemi fakte pėr miliona tė keqpėrdorura


















Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes van Vreeswijk, ka pranuar se është zemëruar nga komentet e kryeministrit Hashim Thaçi dhe të zyrtarëve të tjerë kosovarë për hetimet e EULEX-it ndaj asaj që ai e klasifikon si rasti Limaj.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, të cilën kjo e ka botuar në numrin e sotshëm, ai ka garantuar zyrtarët dhe qytetarët kosovarë se EULEX-i ka fakte për këtë rast dhe se po heton edhe në gjashtë raste të tjera të korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Ai u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve në Kosovë që kanë qenë ose janë të lidhur me krimin e organizuar “që të fillojnë të djersiten”.
Sipas tij, kryeministri dhe çdo ministër duhet të ndihen rehat, sepse EULEX-i nuk do t`u përzihet në punët e zyrave të tyre, nëse nuk ka diçka të jashtëligjshme.

“Por kur ka shkelje ligjit, mos të mendojnë se ne do të trokasim në dyer dhe t`i pyesim se a bën të hetojmë”, ka thënë Van Vreeswijk. Ky prokuror holandez, por me mision në Kosovë, ka thënë se e ka të qartë se si do ta “pastrojë Kosovën” nga krimi i organizuar dhe garanton se krimi do të luftohet në çdo pjesë të vendit, në të gjitha nivelet.

Sipas tij, të dyshuarit e rastit të MTPT-së, ministri Fatmir Limaj dhe shefi i Prokurimit Nexhat Krasniqi dyshohen për veprat penale: shpëlarje parash, krim i organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare, mashtrim në zyrë dhe ryshfet. Në total për këto vepra, sipas tij, bazuar në ligjet e Kosovës mund të dënohesh me 55 vjet burgim.

Van Vreeswijk shpjegon se të dyshuarit që po hetohen nga EULEX-i janë të profileve të larta dhe nuk janë vetëm zyrtarë nga PDK-ja.
“Kemi edhe të partive të tjera, nëse kjo e siguron kryeministrin se ky aksion nuk është sulm ndaj partisë së tij”, ka thënë prokurori.

Ai i ka ftuar të gjithë që të mos mendojnë se zyrtarët e EULEX-it janë “budallenj që do të rrezikonin kredibilitetin e tyre duke ndërhyrë pa pasur argumente dhe fakte”. Johannes ua ka tërhequr vëmendjen të gjithëve se korrupsioni është krim serioz dhe se ata që po e bëjnë të jenë të sigurt se “EULEX-i do t`i ndalë”./koha/

Publikuar: 07.05.2010 | 15:01
Lexuar: 345 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
klodian (10/05/2010 01:47:48) Eulexsi si gjithe evropa per shqipatret si ne kosove ashtu edhe ne shqiperi e kudo qe jane..
Eulexsi ne mos zbatimin e ligjit per te gjithe njete ,vepron vetem kunder shqiptarev dhe atyre te cilet kan nje repotacion ne popuul ,qe qellimi i tyre eshte ti perqaj shqiptaret mes veti e jo te bej diqka,,
Po a eshte ky e ulexsi si behet gjithe qka ne pjesen verjore se bashku me ta,,po a jan epo keta francese se ne syte e tyre u vra ushtari francez pas shpalljes se pavarsis se kosoves dhe agje hiq nga drejtsia po..
po a jane keta te eulexsit te cilet nuk ju duhetn zhvillimiet ne kosove se keta deshirojen te qendrojen edhe me gjat ketu po..
Po a jane po keta prokuror se ju sjellen limes aq ne menyre me te keq nuk ka ku shkon po,,edhe at vetem tri dite pas shpalljes se tenderite dhe fitusit te autorruges morin-merdare po...per qka e beren keta ket a vall vetem si nuk ken kompani evropjane dhe krysishte franceze po,,,a e beren keta te eulxsit kete shkandall vetem si jave hi****antenat e telfonis serbe nga kosova po..
nje here edhe keta duhet te mblidhin mende e pergjithmon se turpi i ture nuk ka funde..
Po qak deshirojen keta more ma aaaaa,,,po qfare decentralizimi a avetem ne partesh dhe ranilluke e mitrovice jo aaaaaaaa turp evrop dhe tjeret shqipatre te cilet i perkrahin keta te pa njerzi..

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime