Vitin e ardhshëm kompania për prodhimin e Energjisë ELEM do të prodhojë 5600 gigavat orë energji, që kënaq 60 % tënevojave të vendit, ndërsa 40 % të energjisë do të sigurohen nga importi.
Kjo është parashikuar në bilancin energjetik të vendit për vitin 2009 në të cilin EVN, kërkoi rritje të prodhimit për reth 5 %.
"Shpenzimi bruto i energjisë në vitin 2009 do të arrijë në 131.260 teraxhul dhe do të jetë më e lartë për 4.4 % se sa shpenzimi i energjisë në vitin 2008", deklaroi ministër i Ekonomisë, Fatmir Besim.
Përfaqësuesi i EVN-së Sasho Salltirovski tha se në kushte normale klimaterike janë parashikuar rritje të nevojave për energji elektrike për EVN-në në sasi prej 4 %.
Kërkesën e EVN-së e kundërshtuan ekspertët dhe drejtori i ELEM-it Vllatko Çingovski i cili kërkoi metodologji të re për përcaktimin e shpenzimeve të kompanive energjetike.
"Duhet të bëhet ndryshim në rregulloeren për përcaktimin e humbjeve dhe në vend që të jetë 11 % nga energia e përgjithshme e marrë dhe në vend të saj duhet të qëndrojë sasia e përgjithshme e përdorur nga konsumatorët tarifor", tha drejtori i ELEM-it Vllatko Çingovski.
"Nëse në konstatojmë se në vitin 2008 nuk kemi rritje të shpenzimit të energjisë , me çfarë kushti kërkoni rritje të prodhimit për 5.8 %", vlerëson eksperti i energjetikës, Tome Bashevski.
Për shkak të krizës financiare, kompanitë metalurgjike paralajmëruan ulje drastike të kërkesës për energji elektrike në vitin e ardshëm.
"Është rritur shpërndarja e energjisë për 106 % e kjo në para do të thotë se një megavat në vend të 1.5 euro e do të kushtojë 3.5 euro për megavat", tha drejtor i kompanisë FENI, Mihajllo Mihajllovski,
Drejtor i MEPSO-s Vlladimir Zdravev, reagoi duke theksuar se institucioni që drejton nuk punon në treg për t'i zgjidhur problemet e Fenit.
Në debatin për bilancin energjetik u prezantua ideja për përgatitje e dy bilancave energjetik,njëri për konsumatorët e mëdhenj tjetri për konsumatorët tarifor. Qeveria për vitin 2010 paralajmëroi ndryshimin e metodologjisë për përpilimin e bilancit energjetik.
Nevzat Mamuti, Alsat-M