VMRO-DPMNE duke filluar nga sot e deri të premten do të ketë takime të ndara me të gjithë partnerët e koalicionit "Për një Maqedoni më të mirë" me të cilët do të debatoj për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, nëse do të dilet vetë ose bashkërisht në zgjedhje.
Gruevski u shpreh i kënaqur me funksionimin e këtij koalicioni
"Kemi biseduar për këtë çështje dhe theksuam nevojën për ngritjen e komisioneve të caktuara të partive që do të bisedojnë veç e veç me VMRO-DPMNE dhe me ata që do të arrijmë marrëveshje ndoshta do të kemi edhe koalicion", deklaroi lider i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Deri tani VMRO-DPMNE ka publikuar një numër të konsiderueshëm të kandidatëve për kryetar komune ndërkohe që Gruevski tha se përmbushja e procesit do të bëhet së shpejti.
"Punët shkojnë me një dinamik normale, ndoshta mundej më shpejt por duke pas parasysh se jemi parti e cila është parti kryesore kemi shumë detyrime shtetërore të lidhur me qeverisjen e vendit, ndoshta po vonojmë por nuk është shumë dhe do të arrijmë t'i përmbahemi afateve dhe të mos rrezikojmë pjesëmarrjen tonë në zgjedhje", shtoi Gruevski.
Në takimin sotëm me partnerët e koalicionit është biseduar edhe për realizmin e programit të qeveris dhe është konstatuar se ai po realizohet sipas dinamikës së parashikuar.