Konferenca e dytë botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues është në organizim të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Komisionin për marrëdhënie me bashkësite fetare në Republikën e Maqedonisë, ndërsa është e mbështetur nga UNESKO.
Ekziston një proverbë e thjeshtë, por e thellë për rëndësinë e së cilës shpesh herë edhe nuk mendojmë shumë, por në të është shprehur një parim universal, i cili thotë "Duaje të afërmin tënd si vetëveten". Të gjitha fetë dhe civilizimet munden, do të duhej dhe me të vërtetë dakordohen me këtë parim - duhet ta duam të afërmin si vetëveten, për shkak se dhuna, luftërat dhe të këqijat e tjera, ndodhin kur e hedhim poshtë këtë parim, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski në hapjen e Konferencës së dytë botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues që me moton "Religjioni dhe kultura lidhja e pashkëputshme mes popujve", mbahet në Ohër.
"Personaliteti është i shenjtë. Ai është qenie shpirtërore që është krijuar në mënyrë të barabartë, kur përqendrohemi tek tjetri dhe i duam të afërmit si vetëveten, mund të jetojmë në paqe, mirëkuptim dhe tolerancë njëri me tjetrin . Edhe krahas dallimeve në religjionet dhe civilizimet tona, kur koncentrohemi drejt nevojave të justifikueshme të fqinjëve tanë, kur i duam sa e duam vetëvetene dhe kur e duam Zotin tonë, mund të mësojmë të jetojmë së bashku", porositi kryeministri Nikolla Gruevski.
Konferenca e dytë botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues është në organizim të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Komisionin për marrëdhënie me bashkësite fetare në Republikën e Maqedonisë, ndërsa është e mbështetur nga UNESKO.
Në Konferencë që deri më 9 maj do të mbahet në Ohër kontributin e tyre do ta japin përfaqësuesit myslimanë, të Kishës Katolike të Romës, evangeliste-metodistike, të Kishës së Jezu Krishtit, budistët, përfaqësuesit e bashkësisë hebraike, ithtarët e sektit të adventizmit, protestantët. Prezencën e tyre e paralajmëruan edhe personat e lartë të kishës nga Shqipëria, Rusia, Armenia, India, Libani, Vatikani, Izraeli, Zvicra, Austria, SHBA-ja. Në tubim është e mundur edhe pjesëmarrja e përfaqësuesit të Kishës Ortodokse Serbe, përderisa Kisha Ortodokse Greke nuk merr pjesë në forum në Ohër, sikur edhe para tre viteve.
Konferenca "Religjioni dhe kultura" - lidhje e pashkëputshme mes popujve" organizohet në kuadër të vitit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për afrimin e kulturave. Ngjarja është në kuadër të "Dekadës për dialog mes civilizimeve" dhe "Dekadës për kulturën e paqes së KB-së dhe UNESKO-s" dhe paraqet vazhdueshmëri të dialogut të Konferencës së parë në Ohër në vitin 2007.