E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arifi, e cila iu drejtua pjesëmarrësve në Forum me temë "Integrimi i vendeve të EJL-së në Bashkimin Evropian", theksoi se perspektiva e vendeve të rajonit është në familjen evropiane dhe alternativë dhe tjetër nuk ka. Ajo u shpreh se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në të gjitha sferat sepse bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për integrim në strukturat euro atlantike.
Teuta Arifi: Perspektiva e vendeve tė rajonit ėshtė nė BE











Deputetja dhe nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Teuta Arifi të enjten dhe të premten ka marrë pjesë në Forumin Krans Montana që është mbajtur në Tiranë.

Arifi, e cila iu drejtua pjesëmarrësve në Forum me temë "Integrimi i vendeve të EJL-së në Bashkimin Evropian", theksoi se perspektiva e vendeve të rajonit është në familjen evropiane dhe alternativë dhe tjetër nuk ka. Ajo u shpreh se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në të gjitha sferat sepse bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm për integrim në strukturat euro atlantike.

Nënkryetarja e BDI-së foli edhe për rëndësinë e dy marrëveshjeve në rajon, ku BE është investues i drejtpërdrejtë, si Marrëveshja e Dejtonit dhe Marrëveshja e Ohrit, marrëveshje këto që hapin rrugën për integrim në familjen evropiane.

Arifi u ndal edhe në kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke potencuar se është shumë me rëndësi zgjidhja e kësaj çështje, që do të zhbllokojë procesin integrues të vendit.

Publikuar: 07.05.2010 | 08:19
Lexuar: 578 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime