E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Dialogu ndërkulturor, siç manifestoni ju sot, vetëm kontribuon drejt mirëkuptimit të faktit se pavarësisht veçantive tona, ndajmë vlera pozitive dhe ballafaqohemi me sfida të ngjashme", qëndron në mesazhin e njeriut të parë të UNESKO-s.
UNESKO: Religjioni dhe kultura tė mos shndėrrohen nė forca qė ēojnė drejt konflikteve dhe ndarjeve














Para fundit të Dekadës së KB-së për dialog midis civilizimeve, dhe Dekadës për kulturën e paqes, në kushte kur procesi i globalizmit gjithsesi se na bashkon, me rëndësi esenciale është që të mos lejojmë që religjioni dhe kultura të shndërrohen në forca që çojnë drejt konflikteve dhe ndarjeve, është mesazhi i drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Irina Bokova, që para pjesëmarrësve në Konferencën e dytë botërore për dialog ndërreligjioz dhe ndërcivilizues e transmetoi drejtori i Byrosë rajonale të UNESKO-s në Venecie, Engelbert Ruos.

"Dialogu ndërkulturor, siç manifestoni ju sot, vetëm kontribuon drejt mirëkuptimit të faktit se pavarësisht veçantive tona, ndajmë vlera pozitive dhe ballafaqohemi me sfida të ngjashme", qëndron në mesazhin e njeriut të parë të UNESKO-s.

Bokova pjesëmarrësit i porositi se para tyre pason edhe vetëm një hap i vogël në drejtim të mirëkuptimit të tërësishëm se jetesa në botë me shumë kultura dhe religjione të ndryshme vetëm mund të na i pasurojë jetat.

"Prej atje del edhe fuqia e madhe e liderëve të bashkësive fetare dhe të tjera që pozitivisht të ndikojnë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë të ndërsjellë, si dhe të kontribuojnë në edukimin e të rinjve në këtë drejtim, posaçërisht në rajonet multikulturore dhe multikonfesionale, siç është rajoni i Evropës Juglindore", konkludon në mesazhin e drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s.

Publikuar: 07.05.2010 | 21:43
Lexuar: 489 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime