E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga shuma e përgjithshme, 80 miliardë do të ndahen nga 16 vende nga eurozona, ndërsa një e treta duhet t'i jepen Greqisë që në këtë vit. Tridhjetë miliardë euro do t'i sigurojë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Marrėveshje pėr pakon e ndihmės financiare pėr Greqinė









Liderët e vendeve nga eurozona mbrëmë arritën marrëveshje për ndarje të ndihmës financiare për Greqinë në vlerë prej rreth 110 miliardë euro.

Mjetet financiare do të ndahen në tre vitet e ardhshme me kamatë më të ulët sesa kamata e tregut.

Nga shuma e përgjithshme, 80 miliardë do të ndahen nga 16 vende nga eurozona, ndërsa një e treta duhet t'i jepen Greqisë që në këtë vit. Tridhjetë miliardë euro do t'i sigurojë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Marrëveshja për ndihmën financiare për Greqinë u arrit këtyre ditëve në bisedimet mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore evropiane, FMN-së dhe Qeverisë greke.

Plani është miratuar edhe nga Parlamenti grek edhe krahas protestave masive në vend.

"Së bashku me KE-në do të propozojmë mekanizëm special evropian për mbështetje të financave stabile. Ky mekanizëm do të vërtetohet në takim të jashtëzakonshëm të ministrave të ekonomisë dhe të financave, i cili është caktuar për nesër", deklaroi kryetari i BE-së, Herman van Rompuj.

Kryetari i KE-së, Zhoze Manuel Baroso theksoi se vendimi për ndihmën ndaj Greqisë është në interes të gjithë euro zonës.

Publikuar: 08.05.2010 | 17:59
Lexuar: 632 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime