E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Koordinatori i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, z. Daut Memeti, theksoi se bashkëpunimi me agjencitë për ndërmjetësime studentore dhe punë sezonale do të vazhdojë edhe në të ardhmen, madje këto aktivitete edhe do të intensifikohen, që studentëve të USHT-së t’ju ofrohet gamë sa më e gjerë e vendeve të lira për punë sezonale
Studentėt e USHT-sė nė punė sezonale nė SHBA










Pesë studentë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, gjatë periudhës katër mujore të pushimeve verore do të qëndrojnë për punë sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet programit “WORK & TRAVEL”. Ky program, i cili për herë të parë këtë vit realizohet edhe në USHT, vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë dhe Agjencisë për Ndërmjetësime Studentore ,,Zip-Travel”, me seli kryesore në Lituani.

Koordinatori i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, z. Daut Memeti, theksoi se bashkëpunimi me agjencitë për ndërmjetësime studentore dhe punë sezonale do të vazhdojë edhe në të ardhmen, madje këto aktivitete edhe do të intensifikohen, që studentëve të USHT-së t’ju ofrohet gamë sa më e gjerë e vendeve të lira për punë sezonale. Puna sezonale verore në SHBA është mundësi e rrallë për studentët tanë, të cilët njëkohësisht fitojnë materialisht edhe njihen me kulturën dhe traditën amerikane të punës dhe jetesës, theksoi mes tjerash z. Daut Memeti.

Përndryshe, pesë studentë të USHT-së, të programeve të ndryshme studimore, deri më tani kanë marrë vizë për punë sezonale verore dhe qëndrim në SHBA, ndërsa ky numër pritet të rritet deri në fund të muajt maj, kur edhe përfundojnë të gjitha intervistat në Ambasadën amerikane në Shkup.

Kompanitë, në të cilët do të punojnë studentët tanë janë: Klubi ekskluziv i golfit ,,Baltimore Country Club”, Parku argëtues ujor ,,Big Kahuna`s” - Florida, Sunrise Café Inc, Iowa.

Aktivitetet për punë sezonale në SHBA do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ku të gjithë studentët e USHT-së, pa marrë parasysh drejtimin apo fushën e studimit, kanë të drejtë të aplikojnë për programin “WORK & TRAVEL” nëpërmjet Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së.
Studentët e USHT-së në punë sezonale në SHBA
Studentët e USHT-së në punë sezonale në SHBA

Publikuar: 09.05.2010 | 03:50
Lexuar: 750 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime