Të ndërtosh një regjion nuk mjafton vetëm vendimi politik, por duhet të ekzistoj dëshira e qytetarëve dhe grupeve shoqërore si forcë më e vetëdijshme për një integrim të tillë. Nganjëher kjo nxitet nga dëshira e një grup shoqëror, etnik, religjioz , kulturor apo karakteristikë tjetër. Por nganjëherë kjo nxitet nga interesi ekonomik ,strategjik etj.
Nga:
Fadil Lepaja
Globalizimi dhe regjionalizimi , vetëm në dukje të parë mund të shihen si kundërthënës, në fakt janë pjesë e të njejtit proces i cili në nivele të caktuara të strukturës shoqërore dezintegron për të integruar në njësi të lartë apo anasjelltas. Në shkallë globale, sjell deri te integrimi , dhe ndërveprimi më i rritur i shoqërisë globale, apo civilizimeve të caktuara.
Regjioni thyen barrierat e brendshme përmes faktorëve cintrifugal, dhe rritë shkallën e integrimit, duke shfrytëzuar maksimalisht faktorët integrues. Në parim , nuk mund të ketë integrim pa dezintegrim të caktuar, por integrimi në njsi regjionale nuk synon të zëvendësoi shtetin dhe funksionet e tijë, por vetëm përcjell bartjen e kompetencave nga poshtë lartë dhe anasjelltas.
Në kuadër të integrimeve kontinentale, sidomos në procesin e integrimit të BE, mjaft kompetenca nga shteti nacional janë , megjithëse me vështirësi të theksuara, duke u bartur në nivel eropian.Poashtu, një pjesë e funksioneve të shtetit po barten në regjione dhe komuna, në kuadër të procesit të decentralizimit dhe të demokratizimit esencial të shoqërisë.
Organizimi në baza regjionale thjeshtëzon edhe bashkëpunimin brenda vendit, ndërsa kur është fjala për regjion që shtrihet në disa shtete atëherë e thjeshtëson edhe bashkëpunimin mes tyre, duke shfrytëzuar energjinë integruese te tijë në funksion të bashkëpunimit ndërshtetëror. Në fakt krejt kjo behet në emër të rritjes së efikasitetit dhe racionalizimit.
Të ndërtosh një regjion nuk mjafton vetëm vendimi politik, por duhet të ekzistoj dëshira e qytetarëve dhe grupeve shoqërore si forcë më e vetëdijshme për një integrim të tillë. Nganjëher kjo nxitet nga dëshira e një grup shoqëror, etnik, religjioz , kulturor apo karakteristikë tjetër. Por nganjëherë kjo nxitet nga interesi ekonomik ,strategjik etj.
Ballkani
Derisa , shumica e vendeve të Ballkanit, pak a shumë kanë krijuar një empati për këtë temë dhe po studiojnë modalitetet më premtuese për tu aplikuar brenda vendeve të tyre, kur është fjala për regjione ku përfshihen disa shtete , pra në funksion ndërshtetëror ende nuk është trajtuar seriozisht as në planin teorik, as politik e madje as ekonomik.
Fuqia e idesë kombëtare apo pafuqia e sajë e rritë idenë e rrezikut nga çdo projekt i tillë dhe nuk po shihet ende ndonjë perspektivë reale e projekteve të përbashkëta regjionale.
Sidoqoftë , të shtrohet për diskutim një temë nuk do të thotë edhe të japësh formën e sajë të fundit, apo të presësh reagim shoqëror të menjëhershëm.
Thjesht , mjafton të bësh thirrje për të menduar rreth një potenciali të pashfrytëzuar.
Kosova
Sa i përket Kosovës, si shteti më i ri, në kontinent dhe në regjion, shpreh bindjen se idetë e tilla të regjionalizimit, kulturor, ekonomik e pse jo edhe politik, do të shkonin në dobi, duke shfryrë kështu tullumbacet e krizave eventuale, pa shpërthyer ende në dorën e askujt.
Karadaku, Sharri, Sanxhaku etj, vetëm në rastin e Kosovës, hapin mundësi të shumëta bashkëpunimi ndërshtetëror dhe investimi në projekte të tilla me karakter regjional, mundësojnë ndërtimin e infrastrukturës së paqes, bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik, kulturor të kësaj pjese të Evropës.
Pse pikërisht Karadaku, Sharri, Sanxhaku ?
Regjioni i Karadakut shtrihet në territorin e tri shteteve aktuale : Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe banohet kryesisht me shqiptarë por edhe me një numër të theksuar të banorëve serb dhe maqedonas.
Ky regjion me një infrastrukturë të dobët rrugore, dhe me një lëvizje jo të mjaftueshme të njerëzve , mallrave dhe ideve, është një mundësi e pashfrytëzuar sa duhet kryesisht për shkak të shkurtëpamësisë ideologjike, politike dhe posaçërisht frikës së paarsyeshme nga komunikimi i qytetarëve nga të tri shtetet brenda një projekti të përbashkët. Mungesa e vizionit te liderët politik të vendeve përkatëse, poashtu përbënë një faktorë frenues.
Pakica serbe në Kosovë, pakica shqiptare në Serbi dhe Maqedoni , pakica maqedone nga dy anët e tjera të kufirit, kanë një interes njerëzor, jetik për një komunikim më të gjallë dhe për një bashkëpunim ekonomik dhe kulturor të gjithanshëm.
Korridori i dhjetë dhe rrugët drejt Greqisë, Bullgarisë i japin kësaj hapësire një peshë të veçantë strategjike. Poashtu rruga për anamoravë e cila do të lidhte me korridorin Merdar Morinë do të ngjallte dukshëm këtë pjesë duke hapur edhe një rrugë kah adriatiku.
Poashtu si pikëtakim popujsh dhe religjionesh të ndryshme kanë potencial destabilizues permanent por me një vizion më bashkohorë do të mund të shndërrohej në një laborator ku do të krijoheshin formulat e bashkëpunimit mes tri vendeve.
Ndërtimi i relacioneve me institucione kulturore, sociale, politike të përbashkëta dhe aderimi në BE përmes organizmit regjional do të ishte një nisëm serioze dhe e mirëpritur.
Regjioni i Sharrit, shtrihet në trekufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni dhe banohet kryesisht me shqiptar, por në masë të madhe edhe me maqedonas.
Ideja e strukturimit të regjionit të Sharrit, ideja e parkut nacional që do të shtrihej në tri shtete ofron potencial të ngjashëm me atë të regjionit të Karadakut. Rruga Merdar-Morinë Durrës, do të krijonte një mundësi të fuqishme për regjionin e Shkupit, Tetovës dhe viseve tjera të Maqedonisë Perëndimore të cilët do të fitonin një rrugë më të shkurtër drejt Adriatikut dhe krejt regjionin do të e shëndrronin në një ambient miqësor i cili poashtu do të përfitonte nga kjo.
Kjo do të ishte interesante edhe për pjesën lindore të Shqipërisë, dhe atë jug-perëndimore të Kosovës.
Bashkëpunimi kulturor, ekonomik e sidomos në potencialit turistik dimëror që ofron kjo zonë do të ishin humë me interes për një bashkëpunim regjional. Poashtu projektet për mbrojtjen e ambientit dhe trashëgimisë kulturore në këto treva do të ndërtonin një frymë afrie mes dy popujve që jetojnë në këto hapësira..
Regjioni Sanxhakut, i cili shtrihet në pjesën më të madhe në Serbi, Mal të Zi, por edhe në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, poashtu ofron mundësi për projekte gjithëpërfshirëse regjionale me dobi për të gjitha vendet e regjionit.
Sanxhaku është një regjion me një potencial shpërthyes
destabilizues i cili karakterizohet me një popullatë me etni të përzier por me një relgjion të njejtë atë Islam. Dy korridore e prejn njëri tjetrin në Sanxhak dhe njëri nga analistët u quajt transversalja islamike, ndërkaq tjetri boshti orthodoks Beograd- Podgoricë, si një vazhdim i boshtit ortodoks që zen fill në Moskvë. Poashtu rrugë të rëndësishme priten në këtë pjesë , sidomos koridori ekonomik ( hekurudhor) që lidhe Serbinë me det dhe koridori i cili përmes Kosovës lidhë me Bosnjën dhe Hercegovinë.
Në të kaluarën dyndjet dhe tkurrjet e popujve në këto hapësira krijuan një specifikë të një popullate me identitet jo të qartë, por me një prirje të tërheqjes drejt Kosovës apo Bosnjës dhe Hercegovinës. N dy luftërat e mëdha të shekullit të kaluar pati lëvizje në këtë drejtim.
Autonomia kulturore , dhe institucionale e Sanxhakut dhe projekti për bashkëpunim kulturor në zonën kufitare në mes të Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës do të krijojmë mundësi për ndërtimin e infrastrukturës së komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar integrimin e regjionit kulturor të Sanxhakut dhe aderimin e tij në Evropën e regjioneve , përmes institucioneve evropiane të përfaqësimit regjional.
Vetëm popujt e lirë, mundën me ndërtua ura bashkëpunimi me fqinjët dhe ndërtimi i strukturave regjionale do të ishte një formë e duhur për këtë, pa u marrë me të kaluarën por duke shikuar të ardhmen dhe interesin e përbashkët për një ekonomi të integruar, bashkëpunim kulturor dhe ekonomik të shtuar.
Me kufinjë të vrazhdë nacional, me stres dhe frikë kolektive, me kufinjë të mbyllur asnjë nga vendet e Ballkanit nuk do të ketë një perspektivë serioze për integrime të suksesshme kontinentale. Derisa, politika e një vendi përcaktohet me shkallën e urrejtjes për fqinjët , vështirë që ndonjëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijë të bëjë hapa efektiv integrues dhe vështirë të tejkaloi frikën irracionale të mbetur nga e kaluara historke e hidhur.
( Autori është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studime Ballkanike në Prishtinë)