OH El-Hilal ka programe të veçanta pune, sipas të cilëve orientohen të gjitha aktivitet. Është një numër i konsiderueshëm i nevojtarëve që sytë e shpresës i kanë orientuar nga të gjithë ata që kanë mundësi të ofrojnë ndihmë, kjo organizatë është si një urë lidhëse për ata që duan të ndihmojnë e ata që kanë nevojë që dikush tju ndihmojë, krahas kësaj edhe aktivitetet kulturore e arsimore janë pjesë e punës sonë
Organizata humanitare El-Hilal fshati Debresh Komuna e Dollnenit
Shaban Sinani, Dollnen
Your browser may not support display of this image. Organizata Humanitare El-Hilal, të shtunën realizoi një eveniment kulturor dhe humanitar në fshatin Debresh të Komunës së Dollnenit.
Përcjellja e vlerave kulturore e arsimore çdo herë e ka karakterizuar veprimtarinë e El-Hilalit.
Të shtunën në Debresh jehoi kënga e vallja, jehuan zurlat e tupanët, jo vetëm për anëtarët e shoqërive, por edhe për vetë qytetarët e Debreshit që treguan një mikpritje të ngrohtë vëllazërore. Sikur donin të thonin më fytyrat e buzëqeshura, edhe ne jemi këtu në këtë pjesë të Maqedonisë e ju nuk na harruat. Ky aktivitet kulturo-artistik u kurorëzua edhe më një donacion në libra dhe veshmbathje.

Gjatë këtij aktiviteti u realizua një takim me drejtuesit e shkollës fillore në këtë fshat ku bibliotekës iu dhurua një donacion me libra mbi katërqind copë në tre gjuhë në shqip, maqedonisht dhe turqisht, pasi edhe mësimi dhe procesi edukativo-arsimor në këtë shkollë zhvillohet në tre gjuhë. Librat ishin si dhuratë nga fondi i bibliotekës së shkollës fillore e Tearcës dhe nga fondi i organizatës humanitare El-Hilal. Drejtoresha e shkollës Ajshe Topallosvska theksoi se këto tituj libra to ti pasurojnë raftet e bibliotekës, njëherit edhe do ti freskojnë ato me tituj më të ri dhe do të ndihmojnë në zgjerimin e njohurive të nxënësve.
Organizatat humanitare El Hilal dhuroi edhe një kontingjent i ndihmash në veshmbathje për fëmijë e të rritur për familjet nevojtare në këtë fshat e më gjerë në këtë rajon.
Sadije Aliti koordinatore e këtij projekti theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti kishte dy dimensione që të ndihmojë në pasurimin e fondit të bibliotekës me libra, pasi libri është miku më i mirë i njeriut dhe të prezantojë vlerat kulturore nga rajoni i Tetovës para vendasve.
OH El-Hilal ka programe të veçanta pune, sipas të cilëve orientohen të gjitha aktivitet. Është një numër i konsiderueshëm i nevojtarëve që sytë e shpresës i kanë orientuar nga të gjithë ata që kanë mundësi të ofrojnë ndihmë, kjo organizatë është si një urë lidhëse për ata që duan të ndihmojnë e ata që kanë nevojë që dikush tju ndihmojë, krahas kësaj edhe aktivitetet kulturore e arsimore janë pjesë e punës sonë-theksoi Behixhudin Shehapi, kryetar i El Hilalit.
Një delegacion i El Hilalit realizoi edhe një takim pune me kryetarin e Komunës së Dolnenit Abdulla Bajramovski, i cili theksoi se kjo komunë është si shembull i bashkëjetesës në një mes multi kulturor dhe multi konfesional. Njëherit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm edhe në sfera të tjera shoqërore.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësuesit e El Hilalit nga kryesia qendrore si dhe përfaqësues të degëve Shkupi, Tetova, Struga e Prilepi dhe përfaqësues nga muftenia.
Pasoi faza e dytë e këtij projekti koncerti humanitar në qendër të fshatit ku morën pjesë Shoqëria kulturo-artistike Jehona e Malësisë së Sharrit Tetovë, SHKAJeni Hajat nga Tetova, SHKA Tingujt e Pelagonisë nga Cërnilishta e Prilepit.
Për dy orë resht në qendrën e Debrshit jehoi kënga e vallja në tre gjuhë, një gërshetim kulturor i vlerave e traditave që me vite kultivojnë popujt e këtij nënqielli, që e kanë ruajtur me vite të tëra.
Vallet e grupit të burrave e të vajzave nga Jehona e Malësisë së Sharit zbukuruan këtë eveniment dhe sollën një emocion të veçantë te publiku i pranishëm që u përcoll me duartrokitje të shpeshta.
Përgatitja dhe distribuimi i ndihmave mundëson që shumë sofra të zbrazëta të kenë pasuri, e zemrat e fëmijëve të këtyre familjeve të jenë të gëzuara, të ndajnë lumturi me moshatarët e tyre.
Shfrytëzues të aktiviteteve e të El hilalit, humanitare apo kulturore janë të gjithë ata njerëz që kanë nevojë, pa marë parasysh përkatësinë fetare dhe nacionale. Rëndësi më të madhe i kushtohet humanitetit, e solidaritetit duke përcjellur edhe mesazhe paqeje, urime e përgëzime për begati, bujari, fisnikëri, harmoni e dashuri mes njerëzve, si virtyte më të larta të shoqërisë njerëzore.
Gjatë tërë këtyre viteve, OH "El-Hilal" u bë shembull pozitiv se si duhet vepruar në raste kur njerëzit kanë nevojë emergjente për ndihmë, kurse orientimi në këtë organizatë ishte dhe mbeti që të jetë pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Kontributi dhe solidariteti, si ndjenja humane ndër njerëz, asnjëherë nuk humben, prandaj është e nevojshëm që të funksionojnë bashkëpunimi i ndrësjelltë.