Hana Cakuli ka korrur sukses në edicionin e fundit të Top fest, por kjo nuk e ndaloi të synonte një trofe edhe në jubileun e Këngës magjike.Ndryshe nga vajza misterioze e baladave, Hana në këtë intervistë na shfaqet si një vajzë e thjeshtë, me pasione dhe dëshira që nuk kanë shumë lidhje me këngën.
Hana Cakuli ka korrur sukses në edicionin e fundit të Top fest, por kjo nuk e ndaloi të synonte një trofe edhe në jubileun e Këngës magjike. Këngëtarja e talentuar nga Kosova shquhet për këngët e bukura dhe çmimet që rrëmben në Tiranë. Ndryshe nga vajza misterioze e baladave, Hana në këtë intervistë na shfaqet si një vajzë e thjeshtë, me pasione dhe dëshira që nuk kanë shumë lidhje me këngën. Në këtë intervistë jemi përpjekur të zbulojmë disa anë të natyrës së saj. Mund tju themi se është ekstremiste si Binjakët, por aspak supersticioze ndonëse numri 8 i ka sjellë gjithmonë fat. Detajet e tjera, mësojini nga biseda që zhvilluam me të.
Sapo dole me sukses nga Top fest dhe të shohim të shkëlqesh edhe te Kënga magjike, madje të rrëmbesh edhe një trofe. Mund të themi se ka qenë një vit i mbarë ky për karrierën tënde.
- Ka qenë vërtet një vit i mbarë për të gjitha ato arsye që ti përmende. Më bën përshtypje se numri 8 (2008) më ka sjellë gjithmonë fat. Këtej e tutje do të kërkoj kudo këtë numër në mënyrë që të më ecë mbarë.
Je tip supersticioz?
- Jo shumë se janë budallakina (budallallëqe) këto. Në përgjithësi nuk jam supersticioze, por këto kohët e fundit kudo ku më shkon mbarë ndesh numrin tetë, kështu që kjo më bëri të dyshoj paksa.
Ke marrë një vlerësim në Top fest dhe një tjetër tani te Kënga magjike. Cili është për ty trofeu që peshon më tepër?
- Kurrsesi smund ti ndaj këto dy çmime, pasi festivalet kanë natyra të ndryshme dhe smund të krahasohen. Mua më vjen mirë për këtë, pasi dua ta gjej veten në disa drejtime dhe festivalet ma japin këtë mundësi. Atë që kam shprehur në Top fest smund ta shprehja te Kënga magjike dhe anasjelltas. Jap një pjesë timen këtu e një tjetër atje, por gjithmonë duke mbetur brenda karakterit tim dhe një muzike profesionale. Të dy këto festivale ku unë marr pjesë vazhdimisht janë cilësorë dhe smund tua mohoj vlerat.
Sikur të të thosha se unë jam një nga fansat e tu në Shqipëri, do të më kishe besuar?
Pse jo, dukesh i sinqertë (qesh).
Të bëjnë shpesh deklarata të tilla?
- Fansat? Pa diskutim! Ne për këtë arsye vazhdojmë të këndojmë. Më vjen gjithmonë mirë kur dëgjoj fjalë të tilla.
Çfarë mendon se të bën ty të suksesshme dhe të pëlqyer për publikun?
- Fakti që jam vetvetja. Bëj më të mirën e asaj që ndiej dhe e jap me sinqeritet dhe shpirt atë që kam brenda meje. Publiku arrin ndoshta ta dallojë këtë dhe më vlerëson. Megjithatë, i mbetem besnike sidomos muzikës. Me tërë respektin që kam për publikun, nuk jam një nga ato artiste që thonë: Çfarë duan njerëzit, bëj unë. Mendoj se është në të mirën e vetë publikut ti largohemi muzikës vulgare dhe ti edukojmë fansat me të bukurën. Për mua është e rëndësishme që krijimet ti pëlqejnë popullit, por ama duhet të më përshtaten edhe mua.
Çfarë të pëlqen më tepër të këndosh?
- Baladat janë ato që flenë më tepër në zërin tim, është rryma përmes së cilës arrij të shprehem më mirë. Kam kënduar, këndoj dhe do të vazhdoj të këndoj edhe rryma të tjera muzikore, megjithatë baladat mbeten zhanri më i dashur muzikor.
Po muzika ritmike të pëlqen, do ta këndoje dot?
- Pse jo, nëse është vërtet e bukur. Për shembull, R&B më tërheq; në fillimet e karrierës sime kam pasur dhe dy këngë rrok-alternative, një rrymë që e pëlqej shumë. Të gjitha zhanret më pëlqejnë, sepse ka secili bukurinë e vet, por këngët duhet të kenë muzikë të mirë, tekst të mirë dhe produksion cilësor.
Je dakord me trofetë që u ndanë te Kënga magjike?
- Jam dakord me vendin e parë, kurse në dhjetëshe këngët do ti kisha renditur disi më ndryshe, siç bëra në votimin tim, megjithatë edhe unë ato 10 këngë kam preferuar.
Sa e njeh ambientin artistik në Shqipëri, tregun muzikor në përgjithësi?
- Kam filluar ti krijoj lidhjet këtu dhe dalëngadalë kam filluar të miqësohem me kolegët këtu. Kam vite që marr pjesë në festivale të ndryshme në Shqipëri, kështu që kjo është më se normale. Diskutojmë shpesh në prapaskenë për shijet muzikore, ndajmë eksperiencat dhe flasim sidomos për bashkëpunëtorët tanë.
Si e shpjegon faktin që këngëtarët kosovarë janë shumë të pranishëm këtu në Shqipëri?
- Kjo ndodh ngaqë këtu festivalet organizohen në mënyrë fantastike. Gjithashtu, çdo artist nga Tirana që vjen në Kosovë do ti gjejë dyert të hapura. Ne të Kosovës jemi shumë mikpritës. Megjithatë unë personalisht jam gjysmë e Kosovës dhe gjysmë e Ulqinit. Rëndësi ka që jam shqiptare. Për shkak se kam lëvizur shumë me koncerte dhe aktivitete i njoh pak a shumë si janë shqiptarët në vende të ndryshme dhe ajo që kam kuptuar unë është se ata e duan muzikën dhe artistët, ndaj dhe i mirëpresin gjithmonë.
Çfarë të pëlqen nga Tirana gjatë qëndrimit tënd këtu?
- Zakonisht vij këtu për aktivitete dhe u përkushtohem atyre, megjithatë më pëlqen që Tirana është plot me lokale dhe klube nate shumë të bukura, ku shpesh bëhet dhe muzikë live. Megjithatë, jam natyrë që smë pëlqen shumë jeta e natës dhe vonë rri vetëm për shkak të punës. Në të kundërt, do të kisha zgjedhur diçka ndryshe për të kaluar kohën e lirë.
Çfarë tipi je ti që punon për jetën e natës por ajo nuk të pëlqen kur bëhet fjalë për kohën e lirë?
- Në fakt jam pak tip i çuditshëm (qesh). E di që do të dukem përsëri supersticioze, megjithatë dua të bazohem te shenja ime e horoskopit që të kuptoni tipin që kam. Unë jam e shenjës së Binjakëve, kështu që jam e ekstremeve. Tani ndihem mirë, tani keq. Tani kam dëshirë të argëtohem, tani kam dëshirë të tërhiqem në një vend të qetë. Sjam natyrë e qëndrueshme dhe çfarë dua tani, nuk e dua pastaj. Si të thuash, i kam të dyja natyrat. Jam shumë e qetë, por jam dhe shumë e gjallë për shembull. Di të jem e shtruar kur këndoj balada romantike, por di të jem dhe e gjallë dhe sanguine në momente të caktuara. Se di, sdi ta përcaktoj veten!
Si të pëlqen ta kalosh kohën e lirë?
Mua më pëlqejnë shumë gjuhët e huaja, e kam pasion ti mësoj. Kjo është ajo me të cilën merrem, përveç muzikës. Italishten e flas mirë, për shembull. Për një kohë të gjatë dhe avash-avash e mësova në Prishtinë, pastaj kam kaluar një muaj intensiv në një universitet në Peruxha dhe atje mund të them se e perfeksionova gjuhën. Gjuhët e huaja janë si një hobi për mua.
-
Kur e bën diçka me pasion ke më tepër sukses, kështu që edhe ti se ke pasur shumë të vështirë ta mësosh italishten?.
- Më vjen mirë që u jam vënë tani gjuhëve të huaja, pasi ato kapen më kollaj kur je i ri në moshë.
Ky pasion për gjuhët ska asnjë lidhje me atë për muzikën. Qenke vërtet Binjakët!
- (Qesh) Doja të thosha se dhe gjimnastika më pëlqen shumë, ndonëse nuk e praktikoj shpesh.
Sepse je dembele!
- Jo, thjesht nuk kam kohë, sepse harxhoj shumë kohë për profesionin dhe shkollën, kështu që nuk gjej shumë kohë për pasionet. Në atë pak kohë që më mbetet jam shumë e lodhur, ndaj preferoj të qetësohem.
Për çfarë studion?
- Studioj në Universitetin Amerikan të Prishtinës për menaxhim. Dy vitet e para aty janë ekonomi e përgjithshme, dy të tjerat do të profilizohem në degën time. Por është shpejt për të menduar për fundin, sepse jam akoma në fillim, në vit të parë.
Merresh vesh më lehtë me femrat apo me meshkujt? Ke më tepër miq apo mikesha?
- Tani që po ma bën ti këtë pyetje po filloj të mendoj për këtë sepse asnjëherë nuk i kam parë gjërat në këtë këndvështrim, duke u nisur nga përkatësia gjinore. Unë e gjej veten me të dyja palët. Më ka shkuar gjithmonë shumë mirë me grupe muzikore meshkujsh, sepse ka më tepër grupe me çuna sesa me goca. Për shembull, me Qelbanix jam miqësuar shumë, sepse përveçse te Kënga magjike jemi takuar dhe në raste të tjera. Po te Kënga magjike jam munduar të sillem sa më mirë me të gjithë dhe ia kalova mirë, si me koleget ashtu edhe me kolegët.
Shoh që të shoqëron motra jote në Tiranë. Çfarë raporti keni ju të dyja?
- Unë me Albushkën (Alba është motra) kemi marrëdhënie aq të mira dhe të afërta, sa më tepër e cilësoj si shoqen time.
Je e lidhur për momentin?
- Ah, çjeni ju gazetarët!
Të ngacmojnë dhe kolegët e mi në Kosovë në këtë pikë?
- Më ngacmojnë the? Vdesin, vdesin... Duan të dinë me patjetër nëse jam e dashuruar dhe ska ndonjë të keqe në këtë mes, se të gjitha pas dashurisë lëmë kokën.
Ja, ti je e dashuruar për shembull?
- Po të flas për dashurinë në përgjithësi, pasi sështë momenti të flas për të në veçanti.
Pse kështu?
- Po se atë që kam aktualisht, nuk e di nëse mund ta quaj dashuri. Kur gjërat të jenë më të sigurta, do tju tregoj diçka më tepër. Jemi akoma në pritje dhe në kërkim.
Epo mirë atëherë, na fol për dashurinë në përgjithësi?
- (Qesh) Në përgjithësi jam një vajzë që di të dua por edhe të marr shumë dashuri.
Fakti që je një këngëtare e njohur të ka bërë ndopak mendjemadhe?
- Nuk mendoj se jam mendjemadhe, por besoj se ne personazhet publike duhet të ruhemi paksa dhe nga modestia e tepërt apo e shtirur. Dua të them, nga frika se mos po tregohemi mendjemëdhenj, mund të abuzojmë me thjeshtësinë. Kjo më nevrikos. Ndonjëherë bëhem aq e thjeshtë, sa kjo nuk më shkon fare. Nuk i shkon askujt që është këngëtar dhe ka një emër.
Cili është një model femëror që e ke pëlqyer dhe je përpjekur ti ngjash?
Ai i mamasë sime, me siguri!
-
Ai është njeriu që do më tepër në këtë jetë?
- Është ndër personat që dua më tepër, pasi jam shumë e lidhur me të gjithë në familje dhe smund ti veçoj. Mami më ka mësuar shumë në këtë jetë, kështu që e çmoj shumë si një model i mirë për ta marrë shembull.
Cila është gjëja më e rëndësishme që të ka mësuar?
- Ajo është vetvetja dhe e falënderoj që më ka mësuar edhe mua të jem vetvetja. Kjo është shumë jetike sot! Jemi shumë të lidhura dhe flasim hapur për gjithçka.
Edhe për ndonjë histori të dështuar dashurie?
(Qesh) Sidomos për të tilla gjëra, sepse ime më është një ngushëllim i madh për mua. Më pëlqen që më gjendet pranë sa herë kam nevojë për të dhe më herët më kritikon sesa më lavdëron. Kjo më ka bërë mirë, më ka ndihmuar të rritem.
-
Ke shumë dështime në dashuri?
- Jo, jo! Deri tani kam qenë në rregull në këtë drejtim (qesh).
Çfarë të pëlqen më tepër te djemtë e Shqipërisë?
- E vetmja gjë e rëndësishme është që djali duhet të jetë patjetër shqiptar, pastaj ska rëndësi se nga konkretisht. E zgjedh dikë për atë që është dhe origjina nuk luan një rol thelbësor, ndonëse është pjesë e identitetit të tij.
Pse nuk të pëlqejnë të huajt?
- Epo, një i huaj do më tërhiqte për momentin, por pastaj jam e sigurt se nuk do të gjeja shumë gjëra tek ai, sepse djemtë shqiptarë kanë disa gjëra të veçanta që si kanë të huajt.
Faleminderit për intervistën dhe do të na premtosh që herës tjetër do të flasim për dashurinë në veçanti.
- (Qesh) Patjetër!
Gentian Ming, Gazeta Paloma