E enjte, 9.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i protestës është ngritjen e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit. Qoftë një lëshim i vogël në këtë marshim protestues, sipas organizatorëve, do ta dëmtonte rëndë imazhin e popullit shqiptar.
Organizatorėt e marshit tė nesėrm ftojnė pėr maturi










Këshilli organizatave shqiptare në marshin e nesërm me moton “Për drejtësi” pret mbi 20.000 njerëz. Organizatorët e kësaj proteste, u bënë thirrje sot pjesëmarrësve të mundshëm, që në protestën e 10 majit, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien preh e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm.

Qëllimi i protestës është ngritjen e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit. Qoftë një lëshim i vogël në këtë marshim protestues, sipas organizatorëve, do ta dëmtonte rëndë imazhin e popullit shqiptar.

“Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marsh, që në asnjë mënyrë dhe asesi të mos përdorin fjalor, i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme. Ndalohet rreptësisht fjalori i urrejtjes dhe fyerjes së tjetrit. Çdo lloj fyerje në baza etnike, shkon në mënyrë direkte kundër qëllimeve të protestës”, deklaroi Valon Kurtish, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare.

Nga Këshilli i organizatave shqiptare, thonë se distancohen nga çdo manipulim politik apo partiak të protestës.

“I lusim të gjithë politikanët dhe subjektet politike që të paktën nesër gjatë zhvillimit të protestës të përmbahen nga deklaratat që kanë të bëjnë me protestën”, kërkoi Ibrahim Koça, përfaqësues i Këshillit të organizatave shqiptare.

Protesta e nesërme fillon në orën 13.00 para gjykatave, vazhdon para Kuvendit dhe përfundon para Qeverisë. Protesta deri tani ka gjetur mbështetjen e DR-së dhe partive më të vogla shqiptare BDK e BDSH, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI. /Nevzat Mamuti /

Publikuar: 10.05.2010 | 00:12
Lexuar: 99 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime