E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ora 16 deri në 21 të shtunën, Berlusconi dhe Veronica Lario, para gjykatëses Gloria Servetti, kanë diskutuar për ndarjen e pasurisë dhe avokatët e tyre kanë shprehur kënaqësinë për marrëveshjen e arritur deri tani.
Silvio Berlusconi e Veronica Lario afėr marrėveshjes sė divorcit



















Pas pesë orë debati në gjykatë, kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe ish-gruaja e tij, Veronica Lario, janë afër marrëveshjes së divorcit, veçanërisht në aspektin ekonomik.

Nga ora 16 deri në 21 të shtunën, Berlusconi dhe Veronica Lario, para gjykatëses Gloria Servetti, kanë diskutuar për ndarjen e pasurisë dhe avokatët e tyre kanë shprehur kënaqësinë për marrëveshjen e arritur deri tani.

Veronica Lario ka kërkuar më parë kompensim prej 3.5 milionë euro në muaj, përkatësisht 43 milionë euro në vit, ndërsa Silvio Berlusconi ishte i gatshëm t’i jepte 10 herë më pak, përkatësisht 300 mijë euro në muaj. Por, duket se tashmë janë pajtuar për shumën, edhe pse nuk flitet për të.

Një prej çështjeve, e cila duhet të zgjidhet është vila Macherio, në vlerë prej 78 milionë euro, ku jeton Veronica Lario me tre fëmijët e Berlusconit, Barbara (25), Eleonora (23) dhe Luigi (21). Berlusconi e dëshiron për vete këtë vilë, në të cilën do të shpërngulej nga ajo në Arcoreu, ndërsa Veronices i ka ofruar vilën Belveder./koha.net/

Publikuar: 10.05.2010 | 13:30
Lexuar: 519 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime