E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14 ditëshe ishte 83,846 denarë për barel dhe është për 1,13 për qind më e ulët nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas të cilave ishin të formuara çmimet vijuese të derivateve të naftës.
Shtrenjtohet dizeli pėr gjysmė denar












Çmimi i dizelit prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denar, ndërsa çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara.

Sipas Vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimi me pakicë i eurodizelit do të jetë 59 denarë. Për gjysmë denar rritet edhe çmimi i vajit estra të lehtë për amvisëri e cila do të shitet për 47,50 denarë për litër. Rritje ka edhe tek mazuti prej 0,131 denarë për kilogram dhe do të shitet për 33,805 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën e kaluar 14 ditëshe ishte 83,846 denarë për barel dhe është për 1,13 për qind më e ulët nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas të cilave ishin të formuara çmimet vijuese të derivateve të naftës.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar 14 ditëshe ishte 46,55 denarë dhe është për 1,98 për qind më i lartë nga kursi i dollarit sipas të cilin janë formuar çmimet.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar 14 ditëshe shënojnë ulje tek benzina në mesatare për rreth 0,19 për qind, ndërsa tek dizeli rritje në mesatare për rreth 0,14 për qind

Publikuar: 10.05.2010 | 17:48
Lexuar: 299 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime