E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Integrimi i tërë rajonit në dy vitet e fundit është në ngecje më së shumti për shkak të kontesteve bilaterale, të cilat tregojnë se edhe pse BE-ja dhe politika e saj kanë pasur shumë suksese në transformimin brenda në nivel institucional, megjithatë nuk janë mjaft të zbatuara në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit", vlerësoi në prezantimin Dane Talevski, autor i analizës.
Transformimi dhe integrimi i Ballkanit Perėndimor













Bashkimi Evropian duhet më tepër të përfshihet në transformimin ideor të kontesteve bilaterale në Ballkanin Perëndimor, përmes përkrahjes së madhe politike për bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e tij cilësor.

Këtë e rekomandon Instituti për demokraci sociale "Progres" nga Shkupi në analizën e prezantuar sot "Politika e jashtme e BE-së pas Marrëveshjes së Lisbonës: Transformimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor", i publikuar në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert".

"Integrimi i tërë rajonit në dy vitet e fundit është në ngecje më së shumti për shkak të kontesteve bilaterale, të cilat tregojnë se edhe pse BE-ja dhe politika e saj kanë pasur shumë suksese në transformimin brenda në nivel institucional, megjithatë nuk janë mjaft të zbatuara në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit", vlerësoi në prezantimin Dane Talevski, autor i analizës.

Duke e komentuar deklaratën e djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski për atë se fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë mund të pritet gjatë kryesimit me BE-në nga një vend me prirje më të madhe, Talevski tha se procesi i integrimit evropian të Maqedonisë nuk mund të lihet vetëm në vullnetin të BE-së dhe vendeve të cilat kryesojnë më të.

Publikuar: 10.05.2010 | 06:23
Lexuar: 388 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime