Punimi ka synuar që të studiojë: fjalët e shtresës së vjetruar leksikore; shkaqet që kanë ndikuar për kalimin e fjalëve nga leksiku aktiv në atë pasiv; klasifikimin e arkaizmave; rrjedhën në vendosjen e tyre te grupi i arkaizmave të mirëfilltë, apo jo të mirëfilltë, varësisht nga mënyra se si dalin nga shtresa aktive e leksikut, fjalët e caktuara, që vazhdojnë të përdoren për qëllime stilistikore.
Gjuha e gjallë popullore është arkiv i madh i së kaluarës, investim i madh i materialit dokumentar, pasqyrë historike më e vjetër, më besnike e jetës historike të një bashkësie.
Mahir Domi
Mr. Zarije Nuredini, asistente në Fakultetin Filologjik të USHT-së, Programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, më 5 maj 2010, në Fakultetin Filologjik ,,Bllazhe Koneski në Shkup, para komisionit në përbërje: prof. dr Avzi Mustada mentor, prof. dr Agim Poloska kryetar komisioni, prof. dr Asllan Hamiti anëtar, prof. dr. Katerina Veljanovska anëtare dhe doc. dr Valbona Toska anëtare, e mbrojti disertacionin e doktoratës, me titull: ,,Arkaizmat në të folmet shqipe në Maqedoni dhe mori titullin DOKTOR I SHKENCAVE FILOLOGJIKE.

Ky punim është një nga studimet e para për arkaizmat në të folmet shqipe në Maqedoni dhe ka për qëllim zbulimin e një kategorie të veçantë fjalësh, të atyre që kanë pushuar së qeni në shtresën aktive të gjuhës sonë. Mr. Zarije Nurdini theksoi se në leksikun e shqipes dhe në leksikun që përdor çdo njeri, dallohen dy shtresa: një shtresë fjalësh aktive, që njihen mirë e përdoren shpesh në punët e përditshme e në jetën e zakonshme dhe një shtresë fjalësh që snjihen prej të gjithëve, ose, megjithëse njihen, por nuk përdoren, në vend të tyre përdoren fjalë të tjera; p.sh., për të gjithë janë të njohura fjalët eci, them, punoj, i bukur, i zi, nënë, njeri, lart, kohë etj.; ato përdoren shpesh dhe përbëjnë shtresën e përdorimit të përbashkët të leksikut, kurse fjalët poronicë, dac, punto, pishtoll, uzdajë, frezë, tyl, vatan, zaman etj., nuk janë të përdorimit të përditshëm.
Punimi ka synuar që të studiojë: fjalët e shtresës së vjetruar leksikore; shkaqet që kanë ndikuar për kalimin e fjalëve nga leksiku aktiv në atë pasiv; klasifikimin e arkaizmave; rrjedhën në vendosjen e tyre te grupi i arkaizmave të mirëfilltë, apo jo të mirëfilltë, varësisht nga mënyra se si dalin nga shtresa aktive e leksikut, fjalët e caktuara, që vazhdojnë të përdoren për qëllime stilistikore.
Autorja, nëpërmjet shembujve ka sqaruar teorikisht, se si disa fjalë vjetrohen, sepse siç thekson Mr. Zarije Nuredini, ato zëvendësohen me fjalë të tjera (arkaizmat e mirëfillta). p.sh. ujanë me oqean, hijezë me çadër etj.
Urojmë që ky punim shkencor sa më parë të botohet si libër dhe si i tillë të mbush vakumin e studimeve të mirëfillta gjuhësore te ne dhe më gjerë dhe tju shërbejë studentëve, dialektologëve të ardhshëm, si dhe studiuesve të cilët duan të merren me këtë problematikë shkencore.