Në emër të grupit parlamentar të BDI jemi të mendimit se propozim plotësimit të ligjit për denacionalizim nuk duhet të vihet në rend dite me procedurë të shkurtuar për arsye se i njëjti ligj është në procedurë të rregullt me propozim të qeveris së Maqedonisë dhe për këtë unë shpreh qëndrimin e BDI dhe nuk do ta miratojmë rendin e ditës me këtë pikë të rendit të ditës, deklaroi Tahir Hani, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Grupi parlamentar i BDI-së braktisi seancën në shenjë proteste ndaj propozimit për ndryshimin e ligjit për kthim kompensimin e pronave, me procedurë të përshpejtuar, të propozuar nga një grup deputetësh të VMRO DPMNE-së.
Partia e Ahmetit konsideron se nuk ka nevojë për një procedurë të tillë pasi këto ndryshime veçmë janë, në procedurë. Edhe pse kjo është shtruar si kërkesë, në koordinimet me kryetarin e parlamentit, një gjë e tillë nuk është marr parasysh. Largimi i deputetëve të BDI-së kishte të bënte vetëm me votimin e rendit të ditës.
Në emër të grupit parlamentar të BDI jemi të mendimit se propozim plotësimit të ligjit për denacionalizim nuk duhet të vihet në rend dite me procedurë të shkurtuar për arsye se i njëjti ligj është në procedurë të rregullt me propozim të qeveris së Maqedonisë dhe për këtë unë shpreh qëndrimin e BDI dhe nuk do ta miratojmë rendin e ditës me këtë pikë të rendit të ditës, deklaroi Tahir Hani, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Seancën e sotme u braktis edhe nga opozita, për shkak të refuzimit të dy propozimeve nga ana e LSDM-së. Partia e Cërvenkovskit kërkoi të hiqej nga rendi i ditës, propozim ndryshimet e ligjit për komunikime elektronike, që parashikojnë ndryshimin e mbi 90 neneve.
Sipas deputetit Jani Makraduli ky ligj ka qenë me shenjë evropiane dhe ishte një nga kushtet për marrjen e statusit vend kandidat të Maqedonisë. Ai paralajmëroi edhe operatorët telefonik të autorizuar që të mos shkelin ligjin, pasi mbi ta mund të ngrihet procedurë penale.
Ky ligj legalizon përgjimin në Maqedoni jashtë ligjit, për përgjim të telefonatave. Apeloj deri te opinioni, ta largojnë deklaratën e marrë të ministrit Milloshoski, ta anashkalojnë këtë lojë të BDI-së dhe të përqendrohen tek ligji për komunikime elektronike me të cilin me këto ndryshime MPB-ja del nga korniza e ligjit dhe vendos pajisje përgjimi të saj aty ku dëshiron, theksoi Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.
Secili ka të drejtë të propozoj pika të caktuara, por nuk guxon tu imponojë deputetëve se si të votojnë. Mendoj se kjo, nuk është shembull i demokracisë megjithatë do ta vlerësojë opinioni, tha Trajko Veljanovski, kryetar i parlamentit.
Megjithë largimin e deputetëve të opozitës dhe atyre të BDI-së, seanca vazhdoi vetëm në prezencë të deputetëve të VMRO-DPMNE të cilët pa debat, miratuan disa pika të rendit të ditës.
Gjyltene Rexhallari, Alsat-M