Komisari i BE-së për çështje monetare, Oli Ren deklaroi në një konferencë shtypi pas takimit se kjo "dëshmon se do ta mbrojmë euron me çdo çmim". Marrëveshja është arritur pas takimit 11 orësh me qëllim që të definohen masat të cilat do të mundësonin stabilizim të euros edhe atë para hapjes së sotme të bursës.
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian në mëngjes e sotëm arritën marrëveshje për masa urgjente me vlerë prej 500 miliardë euro që të parandalohet përhapja e krizës debitore greke nga shtetet e tjera në zonën e përbashkët për valutën evropiane.
Në kuadër të planit trevjeçar për ndihmë, komisioni i BE-së duhet të sigurojë 60 miliardë euro derisa shtetet prej 16 anëtarëve të eurozonës do të mundësojnë mbështetje bilaterale prej 440 miliardë.
"FMN do të siguronte shumë shtesë prej së paku gjysmës së pjesëmarrjes evropiane apo 250 miliardë euro", deklaroi ministrja spanjolle e financave, Elena Salgado.
Komisari i BE-së për çështje monetare, Oli Ren deklaroi në një konferencë shtypi pas takimit se kjo "dëshmon se do ta mbrojmë euron me çdo çmim". Marrëveshja është arritur pas takimit 11 orësh me qëllim që të definohen masat të cilat do të mundësonin stabilizim të euros edhe atë para hapjes së sotme të bursës.
Me këtë do të parandaloheshion spekulimet e tregjeve të cilat mund të kontribuojnë për rrezikimin e stabilitetit të euros.
FMN dje i miratoi Greqisë ndihmë prej 30 miliardë euro. Fondi në kumtesë theksoi se kredia ka të bëjë për periudhë trevjeçare. Kjo është pjesë e planit financiar të BE-së me vlerë prej 110 miliardë euro që t'i dalë në ndihmë Greqisë.
Druajtjet se problemet e Greqisë mund të përhapen edhe në shtetet e tjera shkaktuan tensione në tregjet financiare dhe kontribuuan për jostabilitetin e tyre.
Analistët i ndajnë Portugalinë, Spanjën dhe Irlandën si shtete të cilave mund t'ju ndodh situatë e ngjashme si Greqisë dhe të cilat do të detyroheshin të kërkojnë ndihmë. Ekspertët vlerësojnë se vlera e ndihmës trevjeçare për këto tri anëtare të eurozonës do të mund të arrijë vlerë të përgjithshme prej 500 miliardë euro.