E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arsyet pse EULEX- do të mësyjnë dyert e asaj të Shëndetësisë janë disa miliona euro që i janë dhënë një firme, pa u kryer të gjitha procedurat ligjore, gjë kjo që u bë gjatë kohës së menaxhimit këtu para riformatizimit të qeverisë Thaçi.
EULEX-i do tė hetojė edhe 6 ish-ministra tė PDK-sė, LDK-sė e AAK-sė













Policë të EULEX-it mund të shihen pas pak kohe edhe ne dyert e ministrive të tjera të qeverisë. Burime të Klan Kosova nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, të cilat i transmeton sot Telegrafi, bëjnë të ditur se EULEX-i do të hetojë edhe gjashtë ministra ose ish-ministra, nga dy prej tri partive kryesore të vendit, PDK, LDK dhe AAK, për keqpërdorime që janë bërë në periudha të ndryshme.
Tenderët e shkollave në dy vjetët e fundit do të dërgojnë hetuesit në Ministrinë e Arsimit.

Arsyet pse EULEX- do të mësyjnë dyert e asaj të Shëndetësisë janë disa miliona euro që i janë dhënë një firme, pa u kryer të gjitha procedurat ligjore, gjë kjo që u bë gjatë kohës së menaxhimit këtu para riformatizimit të qeverisë Thaçi.

Nuk do të kursehet as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Çështjet që kanë të bëjnë me naftën, cilësinë e saj dhe licencat e shitjes, do të jenë interes i investiguesve. Në të do të hetohet edhe për kohën e qeverisjes nga koalicioni AAK-LDK por edhe nga ky i tashmi, PDK-LDK.

Auditivi i buxhetit do të jetë arsyeja pse do të ekzaminohet ministria e ambientit, për periudhën kur në pushtet ishte koalicioni LDK-AAK.

As ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk do të anashkalohet, ndonëse fokusi i hetimeve këtu është jashtë fushës që mbulon ky dikaster.

Klan Kosova merr vesh se EULEX-i ka vënë nën llupë edhe një ish-ministër serb, që pati qëndruar në qeveri para pesë-gjashtë vjetësh, ndërsa nuk dihet si do të procedohet me hetimet ndaj tre personave nga veriu i Kosovës.

Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes-Van-Vreeswijk ka thënë ditë më parë se EULEX-i nuk do të kufizojë hetimet për korrupsion vetëm në Ministrinë e Transportit.

Ai ka bërë me dije se cak i hetimeve nuk janë vetëm ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja./koha.net/

Publikuar: 11.05.2010 | 16:06
Lexuar: 216 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime