Bëhet fjalë për ndryshimin e nenit 25 në të cilin është precizuar cilat libra shkollor nxënësit nuk do të kenë për obligim t'i kthejnë në fund të vitit shkollor. "Ato janë libra shkollorë me përmbajtje interaktive - në të cilat plotësohet, shkruhet, vizatohet, priten.....
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 104-t konstatoi se propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për librat shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm dhe të Ligjit për mbrojtje shëndetësore janë të pranueshne dhe mund të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
Bëhet fjalë për ndryshimin e nenit 25 në të cilin është precizuar cilat libra shkollor nxënësit nuk do të kenë për obligim t'i kthejnë në fund të vitit shkollor. "Ato janë libra shkollorë me përmbajtje interaktive - në të cilat plotësohet, shkruhet, vizatohet, priten.....Është paraparë për ata libra prindërit dhe fëmijët të lirohen nga përgjegjësia të vendosur me shpërndarjen e librave shkollorë falas. Implikimet financiare të ndryshimit janë 90 milionë denarë në vitin 2010 dhe nga 95 milionë denarë pët vitin 2011 dhe 2012.
Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski e ndërpreu seancën e cila do të vazhdojë pas pushimit të rregullt në orën 15.
Mes pikave tjera në seancë janë edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për komunikime elektronike (lexim i parë); Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor (leximi i parë), Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për për ekzekutim (leximi i parë), Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për ujërat (leximi i parë)