Qeveria e Greqisë pret që BE dhe FMN tia transferojnë ratën e parë të ndihmës në vlerë prej 20m miliardë eurosh, me qëllim të pagesës së borxheve të këtij muaji.
Qeveria greke kërkoi sot ratën e parë të pagesës së pakos ndërkombëtare të ndihmës financiare, gjë që shkaktoi tronditje të re në bursat botërore, për shkak të dyshimeve se masat e ndërmarra do të mjaftojnë për zgjidhjen e krizës së borxheve greke.
Si pasojë u shënua rënie e indekseve në Ai dhe Evropë dhe dobësim i euros në tregun devizor.
Qeveria e Greqisë pret që BE dhe FMN tia transferojnë ratën e parë të ndihmës në vlerë prej 20m miliardë eurosh, me qëllim të pagesës së borxheve të këtij muaji.
Gjatë tri viteve të ardhshme Greqisë i është garantuar ndihma financiare me vlerë prej 110 miliardë eurosh, me kush që ajo të aplikojë masat strikte të kursimit dhe të zvogëlojë deficitin buxhetor.