E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është hera e dytë që nxnënësit e shkollës së Tearcës marrin pjesë në këtë festival ku edhe u shpërblyen me një mirënjohje për preznecë. Vallëzim i lehtë i bazuar në rite popullore të dasmës, koreografi të përpunuar dhe veshja tradicionale turke la përshtypje te publiku.
Nxėnėsit e shkollės sė Tearcės nė Festivalin e Vallandovės













Kolorit vallesh muzikore turke


Sadije Aliti, Vallandovë


Me një përpunim të valleve popullore turke nxënësit e shkollës fillore “Kiril Pejcinoviq” nga Tearca morrën pjesë në Festivalin ndërkombëtar “Hareja pranverore” në Çalakli të Vallandovës.

Kolorit vallesh, kolorit veshjesh tradiconale e rite muzikore turke e karkaterizuan këtë festival. Gërshetim i prezentimeve të bukura nga grupe folklorike nga disa qytete të Maqedonisë e nga disa shtete ballkanike krakterizuan këtë festival.

Prezentimi i sjecilit grup sillte emocione të vecanta te publiku i shumtë. Preznecë e bujshme e shoqërive, por edhe program i bujshëm kulturor me afro 6 orë nën rrjedhën e tingujve të muzikës tradiconale turke.

Është hera e dytë që nxnënësit e shkollës së Tearcës marrin pjesë në këtë festival ku edhe u shpërblyen me një mirënjohje për preznecë. Vallëzim i lehtë i bazuar në rite popullore të dasmës, koreografi të përpunuar dhe veshja tradicionale turke la përshtypje te publiku.
Kolorit vallesh muzikore turke

“Është bërë traditë e shkollës sonë që viteve të fundit të prezentohemi edhe në festival në vend dhe jashtë tij si në Shqipëri Kosovë e Turqi, që është një rezultat i një pune permanente por edhe një rezultat i sukseseve që shënohen në cdo preznetim”-theksoi drejtoresha e shkollës Suzana Memedi.

Nxënësit e kësaj shkolle u prezentuan me potpurri vallesh të mbëshetura në motivet e rrethinës së Pollogut që u karakterizua me një ritëm më të qetë por të bukur.

Nilyfer Huseinova-Mahmudi, koreografe e mësimdhënëse në këtë shkollë, theksoi së pjesëmarrja është shumë e rëndësishme sepse nxit motivimin e nxënësve për të ruajtur e kultivuar kulturën popullore sidomos vallen dhe për të ngallur një dashuri më të madhe ndaj muzikës e riteve popullore.
Kolorit vallesh muzikore turke

Pjesëmarrjen e nxënësve të kësaj shkolle finansiarisht e mbështeti kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani.

Festivali ndëkombëtar “Hareja pranverore” këtë vit mbahej për të 19 herë me një pjesëmarje të 13 grupeve muzikore nga viset e Maqedonisë dhe 10 grupe muzikore turke nga shtetet e vendeve ballkanike si Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Kosova, Serbia, Ukrania, Qiporja Veriore. Ky festival me vendim të Ministrisë së Kulturës nga viti 2003 është një manifestim republikan me një interses të posacëm dhe organizohet në bashkëpunim mes qeverisë së Maqedonisë dhe Turqisë.

Kryetari i festivalit, dr.Shenoll Tahir, theksoi se një juri e përbërë nga përfaqësues ndëkombëtar vlerësojnë kostumografinë, koreografinë dhe orkstrën më të mirë nga grupet muzikore që prezentohen nga Maqedonia. Sipas tij qëllimi i këtij festivali është që të ringjall kulturën turke, të ndihmojë në kultivimin e saj si dhe bashkëpunimi kulturor ndëretnik me kulturat tjera të vendeve ballkanike.

Në këtë festival morri pjesë edhe SHKA “Jeni Hajat” nga Tetova.

Festivali është relaizuar në bashkëpunim me MATUSITEB dhe me ndihmë të Agjensisë për bashkëpunim dhe zhvillim TIKA.
Nxënësit e shkollës së Tearcës në Festivalin e Vallandovës

Publikuar: 12.05.2010 | 02:16
Lexuar: 1120 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime