Rektori, prof. dr Agron Reka, për sa i përket rëndësisë së librave, tha se ato janë përcjellëse të qytetërimit. Pa libra historia është e zbehtë, literatura është pa zë, shkenca e gjymtë, mendimi dhe të menduarit në pikën e shuarjes. Ato janë lëvizëse të ndryshimeve, dritare në botën e qytetëruar, promotorë të reformave shoqërore dhe të progresit.
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë promovoi sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës 15 tituj shkencorë nga fusha e mjekësisë, për nevojat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.
Titujt e lartpërmendur janë përkthyer dhe botuar në kuadër të programit të Qeverisë për përkthimin e 500 titujve të autorëve më eminentë nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në fillim, Zëdhënësja e USHT-së, Valdrina Fetai, deklaroi se udhëheqësia e Universitetit vazhdimisht mbështet iniciativat, projektet dhe të gjitha aktivitetet që kontribuojnë në forcimin e këtij institucioni të arsimit të lartë në vendin tonë.
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, theksoi se përmes këtij projekti të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Universiteti ynë dhe universitetet tjera në vend e pasurojnë fondin e bibliotekave të tyre me literaturë profesionale-shkencore, për nevojat e studentëve tanë, por edhe fondin e përgjithshëm, me vlera të reja kulturore, të cilat janë të pranishme në shoqëritë më të përparuara të botës së sotme, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Rektori, prof. dr Agron Reka, për sa i përket rëndësisë së librave, tha se ato janë përcjellëse të qytetërimit. Pa libra historia është e zbehtë, literatura është pa zë, shkenca e gjymtë, mendimi dhe të menduarit në pikën e shuarjes. Ato janë lëvizëse të ndryshimeve, dritare në botën e qytetëruar, promotorë të reformave shoqërore dhe të progresit. Jo rastësisht thuhet, se ndër instrumentet e shumtë të njeriut më i mahnitshmi, më çudibërësi, pa dyshim që është libri. Libri e ndryshon njeriun, e pasuron shoqërinë me vlera të reja të dijes dhe e humanizon shoqërinë. Shpresojmë se gjatë periudhës së ardhshme në institucionet tona do të ritet fondi i veprimtarisë botuese dhe kjo do ti shërbejë të ardhmes së arsimit, studentëve si dhe shoqërisë sonë në përgjithësi, e cila mbështet perspektivën e saj në zhvillimin kulturor, shkencor dhe teknologjik, theksoi në fjalimin e tij Rektori i USHT-së, prof. dr Agron Reka.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të mjekësisë, Doc.dr. Nevzat Elezi, theksoi se këto libra janë mëse të nevojshëm për studentët e këtij fakulteti, duke theksuar se në këtë mënyrë gjithsesi do të ritet edhe cilësia e studimeve. Ai poashtu u shpreh se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Spitalin klinik në të ardhmen do të përmirësohen edhe më tepër kushtet për studentët e këtij fakulteti.
Bujar Osmani, Ministër i shëndetësisë në Qeverinë e vendit, para studentëve dhe stafit akademik të USHT-së u shpreh se ky amfiteatër sot më kujton kohën kur para disa viteve edhe unë ulesha në karrige të tilla dhe i dëgjoja ligjëratat e profesorëve të mi. Problemi kryesor, që unë dhe kolegët e mi, atë kohë përballeshim me mungesë të literaturës profesionale të autorëve të njohur botëror nga fusha e mjekësisë.
Duke dashur që ti japim fund këtij problemi të mungesës reale të librave dhe literaturës të mjekësisë, sidomos në gjuhën shqipe, për Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë në USHT, Ministria e Shëndetësisë e radhiti këtë ndër problemet më të rëndësishme dhe për këtë qëllim përcaktoi furnizimin me 70 libra të autorëve më të njohur botëror, që të mbulojnë disiplina dhe fusha të ndryshme të mjekësisë, tha në fjalimin e tij ministri Bujar Osmani.
Po ashtu, ai shprehu kënaqësinë e tij që prezantimin e 15 titujve të parë nga sfera e shëndetësisë e bëri në USHT, këto janë tituj të përkthyer në kuadër të afateve të parapara dhe janë shtypur në tirazhin përkatës. Në të ardhmen e afërt, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes procedurave përkatëse, do ti dorëzojë në fakultetet e shkencave të mjekësisë në universitetet e vendit.