E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nafta e "lehtë" amerikane për kërkesa në shkurt në bursën e Nju-Jorkut shënoi rënie për 77 centë, gjegjësisht është shitur për 39,25 dollarë për barel, ndërsa "brenti" evropian i bursës në Londër u lirua për 60 centë - 39,95 dollarë për barel.
Rėnie e ēmimit tė naftės


Çmimi i naftës sot në bursat botërore u zvogëlua nën 40 dollarë për barel, si reagim i pesimizmit lidhur me ekonominë e ardhshme botërore.

Nafta e "lehtë" amerikane për kërkesa në shkurt në bursën e Nju-Jorkut shënoi rënie për 77 centë, gjegjësisht është shitur për 39,25 dollarë për barel, ndërsa "brenti" evropian i bursës në Londër u lirua për 60 centë - 39,95 dollarë për barel.

Nafta është në rrugë të mirë që këtë vit të shënojë rënie për pothuaj 60 për qind, që do të ishte lirimi më i madh vjetor prej kur para 25 viteve filloi të tregtohet me marrëveshjet për kërkesë terminore të këtij energjensi.

Në lidhje me çmimin rekord nga korriku prej 147,27 dollarë për barel, çmimi i naftës deri sot është zvogëluar për më shumë se 100 dollarë.

Publikuar: 31.12.2008 | 04:46
Lexuar: 485 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime