Sipas paralajmërimeve nga Ambasada e SHBA-së, ndihmëssekretari shtetëror Gordon, i shoqëruar nga ambasadori Filip Riker, do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov dhe me liderët e BDI-së dhe LSDM-së Ali Ahmetin dhe Branko Cërvenkovskin.
Ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Europë dhe Euroazi Filip Gordon sot do të qëndrojë për vizitë të parë në Maqedoni, nga marrja e funksionit në maj të vitit 2009.
Sipas paralajmërimeve nga Ambasada e SHBA-së, ndihmëssekretari shtetëror Gordon, i shoqëruar nga ambasadori Filip Riker, do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov dhe me liderët e BDI-së dhe LSDM-së Ali Ahmetin dhe Branko Cërvenkovskin.
Tema të takimit të Gordonit me bashkëbiseduesit, sipas paralajmërimeve,do të jenë ngjarjet më të reja në skenën politike ndërkombëtare dhe atë të vendit, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë, stabiliteti në rajon dhe procesi i integrimit të Maqedonisë në strukurat euroatlantike./mia/