Udhëtimi ka filluar me vizitën në Staro Nagoriçane, fshat në veri të Republikës së Maqedonisë dhe në kishën ,,Sv. Gjorgji, e cila daton nga shekulli XIV. Pasta është vizituar lokaliteti Kokino, opservatori i vjetër nga megaliti.
Studentët e Programit studimor për Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase, më 7 dhe 8 maj 2010, së bashku me profesorët e tyre kanë realizuar një ekskursion me karakter edukativ në disa vende të Maqedonisë Lindore. Udhëtimi ka filluar me vizitën në Staro Nagoriçane, fshat në veri të Republikës së Maqedonisë dhe në kishën ,,Sv. Gjorgji, e cila daton nga shekulli XIV. Pasta është vizituar lokaliteti Kokino, opservatori i vjetër nga megaliti.
Me mirësinë dhe ndihmën e atyre që punojnë rreth zbulimit dhe definimit të këtij opservatori, dhe përmes fjalës së gjallë poetike të aktorëve maqedonas, studentëve iu mundësua të kuptojmë më tepër për rëndësinë e këtij zbulimi dhe iu dha mundësia të njihen me fenomenet që i ofron lokaliteti Kokino.
Udhëtimin e tyre të këndshëm e vazhduan në qytetin e Shtipit, në pjesën lindore të Republikës së Maqedonisë, qyteti nën Hisar, i cili i posedon mundësitë shëruese të banjës Kezhevica, si dhe rrënojat e qytetit antik Bargala.
Udhëtimi përfundoi në Strumicë, qytet në pjesën juglindore të Republikës së Maqedonisë. Studentët e vizituan kishën në kompleksin e Manastirit, i cili i është përkushtuar shenjtorit Leontij, i cili ndodhet në fshatin Vodoça. Ekziston një legjendë e cila bën fjalë për emrin e fshatit, në të cilin është e vendosur kisha.
Ajo lidhet me kohën kur ushtria e mretit maqedonas Samoil, e cila u mund nga Imperatori bizantin Vasili II, pas së cilës humbje të betejës u verbuan 14.000 ushtarë të Samoilit. Për shkak të kësaj ,,Vadi-oçi, fshati e mori emrin Vodoça. Ky udhëtim i bukur përfundoi me vizitën në manastirin ,,Sv. Bogorodica-Velusa.